Futboll Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË EKIPI TË RI/ Ibrahimovic merr ofertën e veçantë, kontratë për 6 ndeshjet e ardhshme…

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit, pasi kontrata e tij me LA Galaksi skadon në fund të këtij viti, ndërsa lojtari është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Shumë emra skuadrash qarkullojnë se janë të interesuara për të marrë shërbimet e suedezit, veçanërisht ekipe nga Serie A.

Kohët e fundit 38-vjeçari, nëpërmjet një postimi hodhi dyshime se e ardhmja e tij mund të jetë në La Liga, pasi në një video ai tha se po rikthehet në Spanjë.

Megjithatë së fundmi Ibra ka marrë një ofertë shumë të rëndësishme, nga Australia. Thuhet se drejtori sportiv i Perth Glori, ka nisur kontaktet me agjentin Raiola, për ta afruar suedezin në skuadër.Zlatan-Ibrahimovic

E veçanta e kësaj është se në rast se suedezi do të pranojë këtë ofertë, ai do të luante vetëm 6 ndeshje me Perth Glori, deri në janar, ku më pas do të kishte mundësinë të transferohej në një klub europian, kur merkatoja të hapej.

Related posts

Lacio gati për një afrim tjetër, Igli Tare hedh sytë nga lojtari SHQIPTARË

Isa.Autor

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

Leave a Comment