Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Crouch: Marcelo ishte i vetmi futbollist që doja ta rrihja pas asaj që bëri tek Real-Tottenham

Ish sulmuesi Peter Crouch zbuloi se ai kurrë nuk donte të sulmonte një lojtar aq shumë në karrierën e tij sa bëri kundër Real Madridit në 2011 për Ligën e Kampionëve.

Crouch u përjashtua në 15 minuta pasi mori dy kartonë të verdhë dhe Tottenham u mund 4-0.

“Kam disa justifikime në kartonët që kam marrë. Në fillim, unë madje mund të pranoj vendimin e gjyqtarit, pas hyrjes ndaj Sergio Ramos. Te rasti i dytë, shkova për të bllokuar topin në linjë dhe Marcelo “u zhyt” dhe nuk e preka. Ai u hodh në ajër, “u zhyt” dhe u rrokullis përtej fushës …

Crouch ricorda: "Quella gara col Real Madrid in cui volevo prendere a calci  Marcelo..." - ITA Sport Press

Madje ka një fotografi që e tregon atë duke parë gjyqtarin dhe duke festuar kur mora të kuqen. Menjëherë ai ishte në këmbë. Unë kurrë nuk kam dashur të grushtoj dikë aq keq në jetën time. Ishte si një fitore për ta.

Ata fituan dhe unë u përjashtova duke rënë në granckë. Unë isha naiv dhe ata më kapën”, tha Crouch, duke folur për shtypin anglez.

Related posts

RRËFEHET LEGJENDA/ Man City më donte por i thashë agjentit tim, IK PIRDHU do të…

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Anglia mposhti me 11-metërsha zviceranët, ja notat e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

LLOGARITË E GRUPIT B NË CHAMPIONS LEAGUE/ Interi kualifikohet në raundin tjetër nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment