Futboll Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e “Kuqezinjve”…

Ernest Gjoka i kalon kufijtë shtetërorë për të bërë trajnerin, por gjithsesi mbetet mes shqiptarësh. Ditën e sotme, ish-trajneri i

Kukësit, Vllaznisë, Kamzës, Flamurtarit, Tomorit dhe Apolonisë, ka firmosur kontrarën me Shkëndijën e Tetovës, të cilën do ta drejtojë në vazhdim, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ka qenë vetë klubit tetovar i futbollit, që e ka zyrtarizuar këtë “martesë”: “Tekniku 49-vjeçar nga Tirana ka firmosur kontratë profesionale me kuqezinjtë dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore, të caktuar sot pasdite”.

 

Vetë Gjoka ka thënë fjalët e para si kreu i pankinës kuqezi: Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija, që mbi të gjitha është profesional dhe i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje do t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet që Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europë, të kapë grupet e “Europa League”, apo pse jo edhe Champion League“.

Related posts

Dështimi i Mourinhos: 350 milionë euro të shpenzuar për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve

Q.Autor

William Bianda mbërrin në Romë, firmos një kontratë…

Sadik.Autor

Katër gola dhe dy asist/ Sindrit GURI i pandalshëm në Belgjikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment