Futboll Premier League Sport

KOMPLETOI KALIMIN E TIJ TEK ARSENAL/ Flet Dani Ceballos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Dani Ceballos kompletoi kalimin e tij te Arsenali në merkaton e verës, me formulën e huazimit nga Real Madridi.

Lojtari prej kohësh kërkonte largimin nga madrilenët, pasi kërkonte të luante më shumë minuta. Interesimet për mesfushorin spanjoll në merkaton e verës ishin të shumta, por ai zgjodhi të kalonte te “Topçinjtë”.

Së fundmi Ceballos ka dhënë një intervistë ku ka treguar arsyet e largimit nga Reali: “Unë tashmë luaj për Arsenalin dhe jam shumë i lumtur këtu. Doja të largohesha me çdo kusht nga Real Madridi. Tani për tani jam aty ku dua të jem dhe jam i lumtur për këtë. Mendimi im ishte të largohesha nga mardilenët, pasi doja të luaja dhe të argëtohesha. Pikërisht kjo më kishte munguar mua në dy vitet e mëparshme.”, theksoi spanjolli.

Ceballos po kalon një formë të mirë me Arsenalin, teksa është aktivizuar në 10 ndeshje, ku ka ndihmuar shumë skuadrën dhe ka shënuar 1 gol.

Related posts

Nga Klopp, racizmi deri te profesioni i tij i ri: rrëfehet Kevin-Prince Boateng

Sadik.Autor

BARCELONA-ALAVES/ I mjaftojnë 15 minuta lojë, Griezmann zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Patrick Schick shënon golin e parë ndaj Chievos (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment