Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ I jep fund karrierës legjenda e Juventusit, ja reagimi i tij… (VIDEO)

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio, ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli profesionist.

Marchisico konfirmoi të enjten se do t’i varë “këpucët në gozhdë”.

“Unë i bëra një premtim fëmijës që ëndërroi të bëhej futbollist: se do të vazhdoja të luaja futboll aq gjatë sa ta ndieja mrekullinë e të qenet në fushë. Nuk po e përmbush premtimin tim më, prandaj parapëlqej t’i jap fund. Faleminderit ëndërr që më dhurove forcë, sukses dhe kënaqësi”, shkroi Marchisio në Twitter.

I lindur dhe rritur në Torino, ai iu bashkua Juventusit në moshën 7-vjeçare. Marchisio bëri 389 paraqitje për klubin e fëmijërisë, duke i shënuar 37 gola dhe 43 asiste.

Ai i fitoi 7 tituj në Serie A nga viti 2012 deri më 2018 dhe arriti dy herë në finalen e Champions Leagues.

Related posts

NUK KA DEBUTUAR ENDE ME ÇELËSIN/ “Blutë” e Londrës kërkojnë t’i rikthejnë Juventusit “të padëshiruarin” e Alegrit

F.autor

Arsenal do 40 milion euro të “lirojë” Sanchez në janar

Q.Autor

PAS NJË ASIST “MAGJIK” NGA DI MARIA/ Mbappe ndëshkon Monacon me një “PERLË” (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment