Futboll Sport

EURO 2020/ Holanda përmbysje heroike, Belgjika ekipi i parë që kualifikohet

Holanda ka bërë një përmbysje të çmendur ndaj Irlandës së Veriut mbrëmjen e sotshme, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, duke triumfuar me shifrat 3-1. Të besuarit e Koeman u surprizuan në minutën e 76-të nga goli i Magennis, por arritën të tregonin forcën e tyre, duke përmbysur gjithçka falë dopietës së Dep

Belgjika ka festuar kualifikimin për në Europian me një sukses të thellë 8-0 ndaj San Marinos. Romelo Lukaku hapi festivalin e golave, me sulmuesin e Interit që shënoi një dopietë në këtë takim. Më pas festë kishte dhe për Chadli, Alderwireld, Tielemans, Benteke dhe Verschaeren. Pikë të plota në shtatë ndeshje për belgët, të cilët janë edhe ekipi i parë i kualifikuar.

Suksese me aromë kualifikimi dhe për Rusinë, që triumfoi 4-0 ndaj Skocisë, me Dzyuban që ishte në një formë të jashtëzakonshme. Robert Lewandowski ndërkohë konfirmohet një përbindësh, teksa shënon tre gola në fitoren 0-3 të Polonisë së tij në transfertën ndaj Letonisë.

Me të njëjtin rezultat si Polonia triumfoi dhe Kroacia në shtëpi ndaj Hungarisë, ku Modric dhe Petkovic dy herë vendosën që në pjesën e parë për fitoren 3-0. Austria mori tre pikë me vlera, teksa fitoi me përmbysje ndaj Izraelin 3-1, ku golat e Lazaro, Hinteregger dhe Sabitzer bënë të pavlefshëm avantazhin e përkohshëm të Zahavit.

Sllovakia dhe Uellsi barazuan 1-1, ndërsa Maqedonia e Veriut, e frymëzuar nga Elijf Elmas fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë, duke shpresuar për një kualifikim të mundshëm.

Related posts

Yjet e Francës nuk përmbahen as jashtë fushe, i bëjnë “namin” trajnerit në konferencë (VIDEO)

Isa.Autor

Shënoi tripletë ndaj Vardarit, Ibrahimi: Ishte fitore historike

Q.Autor

NEYMAR DREJT REAL MADRID/ Ja arsyet për të besuar te misioni i pamundur

Delo.autor

Leave a Comment