Futboll Sport

FIFA VENDOS PËR SALA/ Ja sa do paguhet për kartonin e ish-lojtarit që humbi jetën tragjikisht

Ka marrë fund sherri mes dy klubeve, Nantes dhe Cardiff të cilat diskutonin prej kohësh pagesën për ish-sulmuesin argjentinas Emisliano Sala i cili humbi jetën tragjikisht në janarin e këtij viti, pas rrëzimit të avionit.

Ditën e sotme, Komisioni për Statusin e Lojtarit në FIFA, ka vendosur që klubi i Cardiffit, duhet të paguajë shumën e 6 milionë eurove tek Nantes, që është edhe kësti i parë që klubi britanik kishte rënë dakord me francezët.

Në muajin mars, klubi britanik i kishte bërë kërkesë FIFA-s që të mos e konsideronte të vlefshme marrëveshjen me francezët, që kërkon 18 milionë euro.

Vendimi i FIFA-s u është komunikuar sot të dy klubeve, që do të ketë një afat 10-ditor për ta apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Related posts

Ka probleme me pasaportën, kthehet në Shqipëri futbollisti i Kombëtares

Q.Autor

DEL “ZBULUAR”/ Balotelli firmosi me Breshian prej vajzës seksi të presidentit…?

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Sassuolo. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment