Futboll Sport

“JUVJA 3 HERË MË E FORTË SE INTERI”/ Kasano: Konte mendon për sfidën ndaj bardhezinjve, jo për Barçën

Përbën gjithmonë lajm kur flet, pasi është shumë i drejtpërdrejtë. Antonio Kasano, i ftuar në programin televiziv sportiv “Tiki Taka”, i ka bërë analizën e kampionatit italian dhe ka folur në lidhje me shumë çështje koherente.

kasanoo

 

 

 

 

“Juvja është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe 3 herë më e fortë se Interi. Konte e bën situatën të barabartë. Interi ka shumë lojtarë të mirë dhe një kampion në pankinë, Juvja ka një trajner të mirë dhe shumë kampionë në fushë. Ka bërë që Sançez të kombinojë mirë me Lukakun”.

Më tej, ish-sulmuesi, mes të tjerash i Romës, Realit, Milanit dhe Interit, ka folur për duelin që i pret zikaltrit kundër Barcelonës, i programuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Camp Nou”. “Jam i sigurt se Konte do të thotë se ndaj Barçës është ndeshja e jetës, por ai po mendon për Juven. Kush po më zhgënjen? Milani. Mori drejtuesin e Arsenalit, klub që gjatë 15 viteve të fundit nuk ka fituar asgjë…”, përfundoi Kasano.

Related posts

Formacionet zyrtare: Manchester United – Watford

Sadik.Autor

VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Sadik.Autor

Grupi H/ Angli-Belgjikë luhet për KREUN, Kolumbia vetëm për FITORE me Senegalin

Isa.Autor

Leave a Comment