Futboll Seria A Sport

FITORJA NDAJ GENOAS NUK MJAFTON/ Trajneri Giampaolo drejt shkarkimit, ja kandidati kryesor

Fitorja e Milanit ndaj Xhenoas duket se nuk i mjafton Xhampaolos për të qëndruar në stolin e kuqezinjve.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, drejtuesit janë duke vlerësuar alternativat për të zëvendësuar Xhampaolon, i cili deri më tani nuk ka bërë një punë të mirë te Milani, që qëndron poshtë mesit të tabelës.

Emri i parë në listën e Maldinit dhe Bobanit, është ish-trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, për të cilin Milani duhet të shpenzojë diçka më shumë.

Raportohet se po punohet për të bindur Spaletin që të marrë sa më shpejt drejtimin e skuadrës.

spaleti

Nga ana tjetër në listën e drejtuesve janë: Pioli, Ranieri, Rudi Garsia, apo dhe Prandeli.

Priten me interes të rejat, në kampin e Milanit, që nuk është i qetë në këtë fillim kampionati.

Related posts

ZYRTARE/ Mbyllet aventura e lojtarit me Teutën, mesfushori dhe klubi dakordësohen për “divorcin”

Delo.autor

COURTOIS SULMON LOPETEGEUI/ Me Solarin po punojmë më mirë

Isa.Autor

El Shaarawy lë Romën/ Mesfushori italian mund të transferohet tek…

Isa.Autor

Leave a Comment