Futboll La Liga Sport

“GRIEZMANN BËN SHAKA GJITHË DITËN”/ Rrëfehet mbrojtësi Lenglet: Sulmuesi po tregon formë jo të mirë, pasi nuk luan në…

Antuan Grizman kompletoi kalimin e tij te Barcelona në merkaton e verës, por sulmuesi francez nuk po kalon një formë të mirë me katalanasit në këtë fillim sezoni, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim te Atletiko.

Qarkullojnë lajme se lojtari nuk ka marrëdhënie të mira me sulmuesit e Barcelonës, kryesisht me Mesin dhe Suarezin, dhe nuk duket i lumtur te ky ekip. Megjithatë diçka të tillë e mohon mbrojtësi, Clement Lenglet, i cili thotë se Grizman është shumë i lumtur te Barcelona, por nuk po tregon një formë të mirë, pasi nuk luan në pozicionin e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi francez është shprehur: “Me Grizmanin qeshim gjatë gjithë ditës. Atij i pëlqen të bëjë shaka dhe te Barcelona nuk ka ndryshuar aspak. Për mua, nuk ka asnjë problem me sulmuesin në skuadër. Duhet të kuptojmë se te Barça ai ka ndryshuar pozicion. Na ndihmon shumë me talentin dhe sakrificën e tij, ai punon shumë për ekipin. Mendoj se ai mund të bëjë më mirë këtu, pasi ka një talent të jashtëzakonshëm.”, u shpreh Lenglet.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Takimi i fundit Eriksen-Mourinho-Levy te klubi i Tottenham përpara lamtumirës (VIDEO)

Delo.autor

NGA “MAGJIA” E PASTËR TEK RRËNIMI/ Ronaldinho, gjeniu i futbollit që e la veten të binte në “ferr”

Delo.autor

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah ka aftësitë për të luajtur në Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment