Futboll La Liga Sport

HUMBI SHUMË EMRA TË MËDHENJ GJATË VERËS/ Simeone flet për largimet: Grizman dhe Godin ishin të rëndësishëm, por më e dhimbshme ishte…

Atletiko Madridi humbi shumë emra të mëdhenj në merkaton e verës, si Grizman, Godin dhe Rodri.

Megjithatë trajneri Simeone mendon se të gjitha lojtarët e larguar ishin të rëndësishëm, por më i vështirë ishte largimi i Lukas Hernandez, i cili kaloi te Bajern Mynihu.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, tekniku argjentinas ka folur për largimet teksa shprehet: “Të gjithë largimet ishin të rëndësishme, por largimi që na dëmtoi më shumë ishte ai i Lukas Hernandez, pasi ai kishte dalë nga akademia jonë. Ky largim na lëndoi më shumë edhe se Grizman.”, theksoi Simeone.Simeone

Gjithashtu ai foli edhe për aventurën e re të Grizmanit te Barcelona, teksa u shpreh: “Unë fola me të në momentin që u largua. Është aty ku dëshiron të jetë. Grizman është një djalë i përulur që nuk flet shumë, i cili është i qetë dhe gjithmonë i qeshur. Nuk kam dyshime se do të kalojë mirë te Barça, por tani gjithçka varet nga Valverde.”, përfundoi 49-vjeçari.

Related posts

Lichtsteiner: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak, por tani dua t’i shkoj deri në fund

Q.Autor

“NUK PATËM FAT NË SHORT”/ Xavi: Napoli është një rival i denjë për Champions League

Delo.autor

JOSHË DHE BOMBASTIKE/ Federica, si ia del Alessandro Matri me ty…(FOTO) 

Isa.Autor

Leave a Comment