Futboll Kombëtarja Sport

NOTAT/ Pas fitores së parë në kualifikuese “Euro 2020”, ja vlerësimet për kuqezinjtë në Andorra

Shqipëria ia doli që të merrte një fitore ditën e djeshme në transfertën e Andorrës me shifrat 0-3, ku trajner i komanduar ishte Ervin Bulku. Ja notat e të gjithë lojtarëve në fushë.

Shqiperia556

BERISHA 6 – Në siklet gjatë pjesës së dytë sepse skuadra pësoi një çoroditje të pashpjegueshme me fare pak presion nga vendësit amatorë. Por ia doli të mbajë portën të paprekur dhe kjo ka rëndësi.

HYSAJ 6 – Luan një ndeshje shumë të kujdesshme duke menduar ekskluzivisht për mbrojtjen. Mbështeti sporadikisht Uzunin, por qartazi ishte i fokusuar të orientonte manovrën mbrojtëse. Ia doli pjesërisht dhe luftoi deri sa fashoi kokën.

elseid hysaj

ISMAJLI 6 – Tjetër paraqitje dinjitoze. Ashpërsi, vendosmëri dhe zgjuarsi. Vuan ndryshimin e shpeshtë të modulit dhe kur Andorra nisi të bëhej agresive, shpeshherë gjendej shumë i vetmuar në prapavijë.

GJIMSHITI 6 – Shfrytëzon eksperiencën që ka dhe nuk e kursen as zemërimin mbi rivalët pas gabimeve me Turqinë. Në pjesën e dytë andorrianët e sulmojnë gjithnjë te topi i parë dhe ai nis të vuajë presionin. Defekt që duhet ta korrigjojë në të ardhmen.

ALIJI 6 – Një ndeshje e mirë, edhe pse asgjë e jashtëzakonshme. Vuan tapetin sintetik, por në mbrojtje ia del mirë. Pak i guximshëm në fazën sulmuese dhe në pjesën e dytë nis të stresohet kur vendësit vërshojnë vetëm nga krahu i tij.

KAÇE 6 – Grintë, elasticitet dhe shumë dëshirë për të fituar. Ndihmon skuadrën si mundet, por vazhdon ta tradhtojë pozicionin taktik. E lë Bashën vetëm më shumë sesa duhet dhe krijohen hapësira të panevojshme për kundërshtarët.

shqiperiaa

BASHA 6 – Fantastik në pjesën e parë. Rrëmben topa, qetëson lojën dhe nis aksione të menduara mirë. Nis të bjerë në të dytën dhe bashkë me të lëkundet e gjithë skuadra. Andorrianët sillen më ashpër me të dhe ai ndihmohet pak nga mesfushorët e krahut. (Nga min 87′ Memushaj – Pa notë).

taulant xhaka

XHAKA 6 – Lufton si luan në pjesën e parë, por shpërdoron një rast të artë për të mbyllur llogaritë. Ka cinizëm, klas dhe pjekuri që i japin frymëmarrje skuadrës, por bie ndjeshëm në pjesën e dytë dhe skuadra nis të vuajë pa manovrën e tij. (Nga min 67′ Abrashi 7 –Hyn për të bërë punë të pisët dhe di ta bëjë shumë mirë këtë. E mbyll ndeshjen me golin e tretë, që ndoshta do t’i bëjë punë Shqipërisë në renditjen përfundimtare).

amir abrashi

UZUNI 6,5 – Godet traversën pas 20 sekondave dhe në minutën e 33-të shërben mrekullisht për Xhakën që nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Mban në pankik mbrojtësit kundërshtarë dhe lufton me zemër edhe në mbrojtje. Bie disi në pjesën e dytë, por ishte e pritshme. Në rritje.

balaj andorra

GREZDA 6 – Një pjesë e parë e kënaqshme, por e vuan shumë fushën sintetike. Vepron me shpejtësi dhe zgjuarsi në krahn e tij duke trullosur vendësit. Por, gjithsesi ende nuk arrin të shërbejë pasin final për sulmuesit. Ndoshta edhe sepse u ndihmua pak nga Aliji në sulm. (Nga min 70-të Balaj 7 – Hyri për të mbyllur llogaritë dhe e kreu misionin. I fortë, i qartë në atë që kërkon dhe mbi të gjitha i vëmendshëm. Rrëmbeu një top mes dy mbrojtësve dhe e dërgoi në rrjetë. Në formë.)

SADIKU 7 – Zhbllokoi ndeshjen ashtu si të gjithë e prisnin. Portieri bëri gafë trashanike, por zotësi është edhe të përfitosh nga “lajthitjet” e rivalëve. Kërkues, agresiv dhe cinik siç nuk e kishim parë prej kohësh.

ervin bulku

BULKU 7 – Një ndeshje delikate për trajnerin e komanduar. Vetëm mendimi se mund të dalësh huq me amatorët e Andorrës të fut në stres, prandaj edhe përgjegjësia ishte e madhe. Arriti të marrë atë që dëshironte pas një situate të vështirë të krijuar me largimin e Panuçit, por edhe një humbjeje të hidhur me turqit. Zëvendësimet i goditi, sepse nuk ishte rastësi që shënuan të dy ata që hynë në pjesën e dytë.

Related posts

Benitez: Coutinho i kishte të gjitha që në moshën 18-vjeçare

Q.Autor

E PABESUESHME/ Higuain: Ja çfarë më thanë tek JUVENTUSI pas ardhjes së RONALDOS

Isa.Autor

PROTAGONIST NË KROACI/ Goli i Sahitit në minutën e 94-t nuk mjafton, Hajduk eliminohet nga Europa (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment