Futboll Sport

I DEL NË KRAH GRANIT XHAKËS/ Klopp: Ky futbollist i shkëlqyer meriton respekt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës i cili hodhi shiritin e kapitenit të Arsenalit pasi tifozët e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.

Strategu gjerman në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se futbollisti shqiptar meriton

“Nuk po shkruaj si trajner i Liverpoolit por si tifoz, që e shoh futbollin më shumë se një lojë. Nuk është mirë të sulmosh dhe të fyesh një lojtar të madh futbolli deri në këtë pikë, çdo person ndonjëherë ka momente të këqija, por të paktën nuk është faji i tij për këtë situatë në klub.

Futbolli është më shumë se një lojë, ju lutem të gjithë tifozët anembanë botës mos e përdorni futbollin për të treguar karakterin tuaj të keq.

#Respect”, shkroi Klopp në profilin e “Facebook-ut” që ka rreth 1.9 milionë fansa por ende nuk është konfirmuar si profili zyrtar i trajnerit gjerman.

Episodi i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes së Arsenalit në fundjavë kundër Cristal Palaces pasi në minutën e 61-të, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë shqiptarin nga fusha e lojës, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka.

Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hodhi shiritin e kapitenit.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KAMZËS/ Trajneri Cungu: Mungesat na penalizojnë, ndaj

Delo.autor

NUK MJAFTON GOLI I RASHICËS/ Dortmund mposht me “POKER” Werder Bremen dhe kërkon zonën Champions

Delo.autor

Muhamed Salah bëhet “qytetar nderi” në vendin aziatik

Isa.Autor

Leave a Comment