Futboll Kategoria Superiore Sport

“I DRUHESHA SULMIT TË KUKËSIT”/ Flet trajneri Jonuz: Fituam se shënuam rastet tona, më duhet të rregulloj…

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, u shpreh i kënaqur për 3 pikët ndaj Kukësit në Elbasan, ndërkohë që pranoi sërish se duhet punë me shkodranët.

Jonuz u shpreh në të ardhmen, duhet të stabilizojë akoma më shumë ekipin dhe të mos bëhet konfuz e të humbë topin.

A ishte kjo fitorja më e rëndësishme në këtë kampionat?

Ishte ndeshje shumë e vështirë. I përgëzoj lojtarët e mi. E kam parë Kukësin disa herë, dhe e di si luajnë ata. Kanë sulmues shumë të mirë, dhe qendra të mira. U desh të luanim afër sot dhe në kundërsulm.

U shqetësuat kur u barazua ndeshja?

Pjesën e parë, ishte goxha barazim. Bëmë një gol, por ata bënë më shumë presion. Futën të gjithë lojtarët në sulm. Gavazajn dhe Shkurtajn, e di që janë të mirë. Hera e parë që sot futa 3 stopera për t’i ndaluar. Pasi pësuam, ishte shumë e rrezikshme, por futbolli të jep 2-3 raste, dhe jam i lumtur që shënuam edhe të dytin. Lojtarët po punojnë fort, dhe sot futa lojtarë të rinj, Godfrein. Gligorov u dëmtua, dhe ndërrova edhe pozicionin e Likës. Është një sulmues i mirë, që shënon, dhe finalja ishte që fituam ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Por, në kampionatin shqiptar pothuajse të gjitha janë në një nivel. Nëse humb një ndeshje, bie poshtë në klasifikim. Me një fitore, shkon sipër. Deri në nëntor, të gjitha skuadrat do kenë vendin që meritojnë.

Jeni në vend të parë, a keni të drejtë të shpresoni për më shumë?

Vllaznia ka ndërtuar një skuadër të fortë. Tani e shoh që kemi humbur 2 pikë me Luftëtarin, kemi bërë gabim. Në të ardhmen mund t’i duam. Ekipi është i ri, por duhet të punojmë fort. Tani, me Partizanin do ketë edhe shumë tifozë. Kemi 15 ditë pushim, dhe të punojmë fort. Vllaznia është e rëndësishme që të luajë qetë, dhe të stabilizohemi. Sot, shumë herë ishim konfuz dhe humbnim topin. Këto janë problemet që do rikuperohen.

Si do reagoni kur të kërkoni fitoren, dhe të jeni në disavantazh?

Për shumë vite, ka pasur probleme, dhe ka rënë edhe nga kategoria. Tani situata është më e mirë. Kemi një gjendje psikologjike më të mirë tani, dhe problemet më të mëdha janë larguar. Plani im është që të stabilizohemi. Nuk dua të flas për objektiva të tjera.

Është puna juaj që gjendeni këtu tani?

Kjo është pyetje e vështirë për mua. Unë dua të them që do vazhdoj punën, dhe ndeshje pas ndeshje, do shohim sërish. Kemi shumë ndeshje për të arritur deri në fund.

Related posts

ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, sulmuesi Isak ndëshkon Kosovën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

“THE SUN” PUBLIKON SKANDALIN/ Yjet e ARSENALIT në party me DROGË, ALKOL dhe femra (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment