Futboll Kategoria Superiore Sport

“JU Q*FSHA ROBT TË GJITHËVE”/ Portieri i Kukësit tërboi tifozët e Laçit dhe për pak shkaktoi…

Derbi i veriut mes Laçit dhe Kukësit që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të kurbinasive, prodhoi tension dhe përplasje. Në fundin e këtij dueli, portieri i verilindorëve, Angelo Tafas, u bë protagonist, teksa u tradhtua nga nervat, duke ofenduar tifozët e Laçit, që kishin mbushur shkallët e stadiumit.

Reagimi i gardianit të Kukësit, për pak sa nuk shkaktoi trazira. Për fat të mirë, gjithçka u mbyll pa dhunë dhe mësymje në fushë nga tifozët bardhezi që shquhen për gjaknxehtësinë e tyre.

Tifozët laccianë nuk i kursyen sharjet në kor ndaj skuadrës së Kukësit, kjo gjë nuk u kapërdi nga portieri i Kukësit Tafas, që u kundërpërgjigje me ofendime. “Ju q*fsha robt të gjithëve”, ishte fraza e portierit Tafas drejtuar tifozëve të Laçit.

Related posts

AUTOGOLI MË I PAFAT VJEN NGA KATARI/ Ja momenti kur bashkëpunimi mbrojtës-portier sjell gol për rivalin (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Bouhaddouz shokon Marokun, i dhuron 3 pikë Iranit (VIDEO)

Sadik.Autor

Kapiteni i Belgjikës e pranon: Brazili është skuadra më e mirë e Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment