Futboll Kosova Sport

I VRANË BABAIN NË LUFTËN E KOSOVËS/ Rrëfimi prekës i Manajt: Si e ktheva dhimbjen në forcë… (VIDEO)

Shumë futbollistë të Kosovës, kanë vuajtur disa pasoja nga lufta, siç është ndarja nga jeta e të afërmve apo prindërve. I tillë është edhe rasti i lojtarit të Trepça 89, Arb Manaj i cili u rrit jetim, për shkak se babai i tij u vra gjatë luftës, kur ishte vetëm 25-vjeç.arb manaj

Arb Manaj, asokohe ishte vetëm 8 muajsh, duke u përballur me vështirësi të shumta që nga koha kur ishte i vogël. Babi i tij i cili ishte futbollist, por nuk vazhdoi për shumë gjatë, kishte dëshirë që rrugën që nuk vazhdoi ai, ta ndiqte djali i tij, i cili tashmë ia ka dalë. Në një intervistë të dhënë për “RTV Dukagjinin”, Manaj tregon për jetën e tij, dhe të gjitha emocionet e përjetuara:

“Babai im ka luajtur futboll për një kohë të shkurtër. Nëna më ka treguar se dëshira e tij ishte që të bëhesha unë futbollist. Ka qenë i apasionuar pas futbollit, ka luajtur për 2 Korrikun, dhe natyrisht që ka qenë dëshira e tij që unë të bëhem futbollist. Të rritesh pa një prind është me të vërtetë shumë e vështirë. Por, mund të them se kam pasur fat, pasi jam rritur në mesin e familjes së babait dhe nënës sime, të cilët i kam pasur dhe i kam përkrahje mjaft të madhe.arb

Dua të ndalem te nëna ime të cilën e kam një përkrahëse mjaft të madhe, është motivi im dhe udhërrëfyesi i jetës sime. Emocionet janë vërtetë të përziera, nga njëra anë ka dhimbje dhe nostalgji, kurse nga ana tjetër ka shumë krenari. Personalisht nuk e kam njohur babain tim, sepse kam qenë vetëm 8 muajsh, por për ato që më kanë treguar familjarët dhe nëna ime, unë jam mjaft krenar për babain tim.

Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, kam vendosur që golin e shënuar t’ia dedikoj në mënyrë të veçantë babait tim. Kam pasur një lloj motivimi nga Mërgim Mavraj që e bëri në ndeshjen Shqipëri-Armeni, i cili ia kushtoi babait të tij. 5 golat e shënuar deri tani, janë falë punës së madhe, por më e rëndësishmja është se i kam kaluar pa lëndime.manaj

Pasi dihet se në vitet e fundit nuk kam pasur shumë fat me dëmtimet. I kam vënë vetes një qëllim, që të bëj 15 gola dhe 7 asistime. Ky është edhe një lloja motivimi, ku kam marrë edhe përkrahjen e madhe të trajnerit.”, u shpreh Arb Manaj.

Arbi

Rrëfimi emocionues i futbollistit të Trepçës ‘89, Arb Manajt, për babain e tij të vrarë në luftën e Kosovës.

Gepostet von Sporti në RTV Dukagjini am Freitag, 25. Oktober 2019

Related posts

PAS HIGUAIN DHE MAUTIDI/ David Beckham fokuson yllin e radhës. Nis kontaktet për…

Delo.autor

VAZHDON “TELENOVELA” DE LIGT/ Klubi holandez refuzon ofertën e Juventus, futet në garë klubi…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Në skadencë kontrate me Napolin, Juventus kontakton kampionin e Europës

Delo.autor

Leave a Comment