Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KASTRIOTI-LUFTËTARI: Përfundon pjesa e parë, lojë e vakët nga të dyja skuadrat

Ka startuar takimi në “Redi Maloku” mes Kastriotit dhe Luftëtarit. Krutanët kanë arritur të fitojnë në Gjirokastër në takimin e fazës së parë me rezultatin 0-1.

Të dyja ekipet vijnë nga një seri rezultatesh negative. Përkatësisht krutanët pas 4 humbjesh dhe gjirokastritët pas 2 humbjesh. Një sfidë kokë më kokë për të dalë nga fundi.

LIVE/ Kastrioti-Luftëtari 0-0

KOMENTI

45′ Përfundon pjesa e parë e takimit, lojë e vakët dhe pa shumë raste nga të dyja ekipet.

40′ Kastrioti më kërkues në këto minuta të fundit të pjesës së parë, por pa konkretizuar rastet me goditje në kuadrat.

34′ Çfarë pritje e Ruçit pas gjuajtjes së Mziut nga distanca. Portieri përplaset me shtyllën dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore.

25′ Çutra është i ndëshkuari i parë i këtij takimi. Kridens Meta i tregon të verdhin.

23′ Lojë e ashpër në mesfushë, por jo shumë raste për tu përmendur në këto minuta.

14′ Kombinojnë bukur mesfushorët e Luftëtarit, por mbyll Husein në momentin e fundit, një aksion që mund të bëhej i rrezikshëm

9′ Kombinim i mirë në zonën gjirokastrite, por shënjestra e Okebugu është e gabuar.

3′ Goditja e parë nga këndi i përket Kastriotit. Mziu kroson, por largon Shkurtaj i kthyer në ndihmë të mbrojtjes.

1’Nis sfida.

Related posts

(VIDEO) Fiorentina ndëshkon Interin në fund, zikaltërit nuk arrijnë të dalin nga kriza

Q.Autor

Teuta – Kamza/ Trajnerët zbulojnë formacionet, ka shumë surpriza

Isa.Autor

E BUJSHME/ Luka Modric refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Delo.autor

Leave a Comment