Futboll Seria A Sport

INTER-JUVENTUS/ Derbi i Italisë premton shkëndija dhe spektakël

Luhet derbi i Italisë, Inter-Juventus. Në orën 20:45, më “San Siro”, dy skuadrat me traditë të futbollit italian sfidohen në një përplasje titanësh për kreun e Serisë A. Zikaltrit, të drejtuar nga Antonio Conte, trajneri që vuri hegjemoninë në këtë kampionat pikërisht në krye të bardhezinjve, shpresojnë të marrin fitoren e 7 radhazi në Serinë, çka do ta çonte në 5 pikë diferencën me rivalët historikë.

Një sfidë me pritshmëri të larta, që do të mbajë të mbërthyer me miliona njerëz anembanë globit, ndërsa “San Siro” pritet të shënojë një rekord të ri të ardhurash, pasi do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Një përballje tepër emocionuese për Antonio Conten, që nga “i urryer” për tifozët zikaltër deri pak vite më parë, tashmë është shndërruar shresa e madhe për të zbritur nga froni “Zonjën e Vjetër”, që prej 8 vitesh nuk gjen rivalë në futbollin italian. Por si do të rreshtohen skuadrat në këtë superpërballje?

Konfirmohet formacioni tip i Interit, por me dy dyshime: në krahun e djathtë D’Ambrosio është favorit ndaj Candrevas, ndërsa në sulm, si partner i Lukakut pritet të jetë Lautaro Martinez (para Politanos).

Ndërsa Sarri është thuasje i detyruar t’i besojë formacionit të mëposhtëm. Ramsey merr vendin e tij pas dy sulmuesve, Ronaldo dhe Higuain, me Dybalan që pritet ta nisë nga stoli.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Emergjenca në mbrojtje, MILANI kërkon rezervën e Lazios

Isa.Autor

JASHTË CHAMPIONS-IT/ Por “Zonja e Vjetër” në avantazh për Ligën e Europës. Ja arsyet

F.autor

ZYRTARE/ Çështja e rinovimit, Torino vendos për Vojvodën

F.autor

Leave a Comment