Futboll Kategoria Superiore Sport

“SKUADRA DHA SHPIRTIN NË FUSHË”/ Starova i kënaqur me lojën: Ishim të pafat, duhet të kishim…

Laçi barazoi në shtëpi ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i skuadrës kurbinase, Sulejman Starova u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës, teksa ia vuri fatit fajin për mos marrjen e 3 pikëve:

“Edhe në pjesën e parë krijuam raste. Është e vështirë të krijosh raste ndaj Ballshit. Mbron me të gjithë ekipin. Janë 2-3 rastet e Xhixhës, Tekos, Domgjonit. Më vjen keq për skuadrën që nuk arriti të shpërblehej me një fitore. Është hera e dytë që na jepet mundësia për tu afruar me kryesuesit. Skuadra dha shpirtin në fushë, por ishte e pafat.

Nuk kemi vuajtur nga mënyra e lojës. Kemi pasur 2 gola të marrë në minutat e fundit. Skuadra do kishte 4 pikë më shumë. Është një kampionat i ekuilibruar. Duhet të kesh edhe pak fat. Bëmë presion, nuk lejuam kundërsulmin. I provuam të gjitha, lojën nga krahët, topin e gjatë, kombinimet. Meritë e skuadrës që luan mirë dhe krijon. Ishim të pafat e përsëris. Direkt pas daljes me karton të kuq, doli Fangaj, u fut Malçi.

Unë jam i analizuar të analizoj këto javë kampionat. Jam i mendimit që skuadra ka luajtur mirë. Kemi 2 humbur 2 shanse të mira në Vlorë e në Shkodër. Kemi luajtur mirë me Partizanin. Kemi treguar që luajmë me të fortat. Kur nuk jemi te pretenduesit, fillojnë të gjejnë gjëra. Skuadra mbrohet mirë, krijon raste, për mua me pak fat do të flisnim ndryshe! Nuk flitet vetëm prej rezultati”, u shpreh Starova!

Related posts

Ronaldo lëshon “bombën”: Është e pamundur që Neymar të luajë me…

Sadik.Autor

QËNDROI BESNIK BESNIK ME KËTË FANELLË/ Buffon zbulon: Ja pse qëndrova te Juventus në Serie B

Delo.autor

STATISTIKAT/ Skuadra që ka marrë më shumë penallti në Serinë A, Interi bën namin…

Delo.autor

Leave a Comment