Futboll Sport

ISHTE NË KËRKIM TË NJË SKUADRE/ Ish-lojtari i Milanit rikthehet në Europë tek klubi…

Keisuke Honda prej kohësh është në kërkim të një ekipi, për të vazhduar karrierën e tij.

Madje japonezi ka shkuar deri atje, sa njoftimin për kërkimin e një skuadre e ka bërë edhe në rrjetet sociale.

Nëpërmjet “Twitter”, Honda i ishte vetë ofruar Milanit dhe Junajtid me shpresën se të dyja klubet do të nisnin kontaktet. Përfundimisht 33-vjeçari ia doli të gjejë një ekip, për të ushtruar profesionin e tij.

Honda nga nesër do të fillojë stërvitjen me Viteshen, në Holandë, ku ai rikthehet pas 10 vitesh, ku luante për Venlo para se të kalonte te Cska e Moskës. Diçka të tillë e ka njoftuar vetë lojtari, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter”, shkruan se do të nisë aventurën me ekipin holandez.

Related posts

ARMANDO BROJA NË QENDËR TË VËMENDJES/ Dy klubet e Bundesligës interes konkret! Chelsea kërkon 20 mln euro

F.autor

KËRKOHET NGA 3 KLUBE TË MËDHA/ Babai i “Xhevahirit” italian vendos për të ardhmen e tij

Delo.autor

BAYERN NË FESTË/ Lewandowski rrëfehet: Dëshiroja të largohesha, ja arsyet

Isa.Autor

Leave a Comment