Futboll Sport

KUALIFIKOHET MES TENSIONESH/ Shkëndija e Gjokës eliminon Vardarin në Kupë (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur në shtëpi Vardarin, me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për turin e 1/8-ve të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i drejtuar nga Gjoka mori një fitore shumë të rëndësishme, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Pas pjesë së parë të mbyllur me rrjetat e pa prekura, ishte Agim Ibraimi, i cili në minutën e 74’, i dha avantazhin kuqezinjve.

Nuk munguan as tensionet në këtë ndeshje, teksa në minutat e fundit, portieri i Vradarit kishte një problem më kapësin e topave pas portave, i cili tallej duke mos ia dhënë topin. Pikërisht nga ky episod nisën edhe zënkat midis lojtarëve, të cilët e ndërprenë ndeshjen për rreth 2-3 minuta.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera,  Bregalnic u kualifikua ndaj Makedonija GP, Labunishta mposhti me rezultatin 2-3m Ohrin dhe kaloi në raundin tjetër. Akademija Pandev fitoi 4-1 Osogovos, ndërsa Rabotniçki shkatërroi 4-0 Pelisterin. Shkupi ia doli të kualifikohet ndaj Sileksit pasi barazoi 1-1 ditën e sotme, pas barazimit 0-0 në shtëpi në ndeshjen e parë.

Situata e tensionuar mes lojtarëve të Shkëndijës dhe Vardarit:

Tensione ne Tetove, Gaçevski serish ne qender te vemendjes

Tensione ne Tetove, Gaçevski serish ne qender te vemendjes

Gepostet von infosport.mk am Mittwoch, 30. Oktober 2019

Related posts

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ GJERMANIA PËR TURP: Por Lëv kërkon kohë: Bëni durim, janë të…

Isa.Autor

Jack Wilshere vendos të rinovojë kontratën me Arsenalin

Sadik.Autor

PLAGËT NUK VRASIN/ Pse Milani i Piolit është për titull këtë sezon

F.autor

Leave a Comment