Futboll Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mjekimet e klubit i dëmtuan veshkat, ish-futbollisti dëmshpërblehet me 4 milionë euro

Ta kthesh një lojë në punë, është ëndrra e të gjithë futbollistëve të rinj. Megjithatë, mbrapa rrogave të larta dhe popullaritetit, ka edhe anë negative.

Në vite, shumë futbollistë kanë folur për problemet e rënda shëndetësore që janë shkaktuar nga karriera e tyre. Siç ka ndodhur me Ivan Klasnic.

Lojtari ka fituar gjyqin kundër Werder Bremen: ilaçet kundër dhimbjes i kanë shkaktuar probleme në veshka. Dhe lojtari është dëmshpërblyer me 4 milionë euro.

Në nëntorin e 2006-ës, Ivan Klasnic luante te Werder Bremen kur i është diagnostikuar një patologji e veshkave. Pak muaj më vonë, sulmuesi korat i është nënshtruar një transplantimi dhe është bërë lojtari i parë me transplantim që ka luajtur në një kampionat kryesor europian dhe në një kombëtare.

Një javë më vonë nga ndërhyrja e parë, organizmi e ka refuzuar organin. Pas dhurimi të babait, futbollisti është kthyer në fushë një vit më vonë pas diagnozës dhe ka shënuar një dygolësh kundër Bayer Leverkusen.

Megjithatë, gjatë viteve i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tretë dhe të fundit.

Sipas The Sun, lojtari e ka fituar çështjen kundër klubit gjerman. Në gjyq duket se është vërtetuar ndikimi që kanë patur ilaçet kundër dhimbjes që i janë dhënë nga mjekët e klubit, që është mbajtur përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes së ish-futbollistit.

Një përgjegjësi që do t’i kushtojë Werder-it plot 4 milionë euro.

Related posts

KËRKOHET ME NGULM NGA CONTE/ Tottenham hidhet në sulm, pranë marrëveshjes me yllin e Milan-it…

Delo.autor

MIQËSORET/ Superiorja përplaset me Kategorinë e Parë, sfida konsolidimi

Isa.Autor

‘Dopieta’ e Gurit dhe rrjeta e Shkodrës, Kukësi ‘përmbys’ Teutën

Q.Autor

Leave a Comment