Futboll Sport

“KAM REFUZUAR DISA HERË REAL MADRIDIN”/ Arsene Wenger tregon: Mund të kisha fituar më shumë…

Arsen Venger është i papunë nga fundi i sezonit 2017-2018, kohë kur u largua nga drejtimi i Arsenalit,  klub në të cilin qëndroi rreth 22 vite.

Francezi ka dhënë një intervistë së fundmi, ku tregon se ai ka refuzuar Real Madridin disa herë: “Kam pak keqardhje, pasi kam sakrifikuar shumë për shkak të besnikërisë. Tek Arsenali isha në një vend perfekt, pse të ndryshoja, ndoshta do isha në një stol më prestigjioz, por do isha më pak i lumtur. Kam refuzuar disa herë Real Madridin.

Unë do të kisha më shumë ndikim atje në zgjedhjet e klubit, ndryshe nga sa kisha te Arsenali. Megjithatë vendosa të qëndroja te Arsenali, për shkak të dashurisë që kisha për atë klub, megjithëse ndoshta mund të kisha fituar më shumë diku tjetër.”, u shpreh Venger.

Related posts

Tragjedi në Serbi, tifozi vdes në stadiumin që u sulmua Kombëtarja

Isa.Autor

Tifozët e shajnë nga nëna/ Lojtari befason duke dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja

Isa.Autor

RAMADANI TAKIM ME MALDININ DHE MASARAN/ Milan interesohet për dy sulmuesit ballkanas…

Delo.autor

Leave a Comment