Futboll Seria A Sport

PAGË STRATOSFERIKE/ Ja kërkesa e Kessie për rinovimin e kontratës me Milanin…

Milani që fluturon në ligë ka filluar, gjithashtu, të vendosë disa tulla për të ardhmen. Ditët e fundit ka mbërritur rinovimi i Aleksis Salmakersit, ndërsa ai i Simon Kjaerit është i freskët prej disa orësh.

Ka ende situata të tjera për të zgjidhur, por padyshim prioriteti është Frenk Kesi. Afrikani, verën e kaluar, kishte siguruar fansat e tij për një zgjatje që duhej vetëm të zyrtarizohej. Me kalimin e muajve, megjithatë, kartat në tavolinë kanë ndryshuar.

Ofertat e larta nga jashtë e kanë shtyrë agjentin Xhorxh Atangana të rrisë gjithnjë e më shumë kërkesat. Prokuratori, në fakt, po vazhdon të punojë në hije, veçanërisht me PSG-në. Sipas “L’Equipe” kërkesa do të shkonte në 10 milionë euro plus dy bonuse.

Related posts

ARBITRI ITALIAN I SHTANG TË GJITHË/ Anulon një SUPER GOL nga mesfusha në “derbin” e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazil- Zvicër, kundërsulm i shpejtë seleçao shënon golin e parë

Sadik.Autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dembele i gatshëm për duelin kundër Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment