Futboll Kategoria Superiore Sport

KAOS TEK TIRANA/ Pasi e hoqi, Klubi e kthen sërish trajnerin Ardian Mema

Ardian Mema konfirmohet në krye të stolit të Tiranës. Pas shumë diskutimeve rreth shkarkimit të mundshëm dhe evidentimin e alternativave për pasardhësit, klubi bardheblu bën prapaktheu.

Trajneri Mema do të qëndrojë në postin e tij, me skuadrën që do të rifillojë përgatitjet, gjatë pauzës për ndeshjet ndërkombëtare.

Pozitat e teknikut u lëkundën pas dy humbjeve me Kukësin dhe Partizanin, rivalë direkt për titullin dhe barazimit me Flamurtarin, skuadër e cila është në krizë të plotë.

Edhe pse paralajmëroi zhvillime në radhët e stafit teknik, madje diskutoi për orë me radhë modalitetet e largimit të trajnerit dhe emrat e zëvendësuesve, në fund presidenti Refik Halili vendosi që Ardian Mema të vijojë projektin me bardheblutë.

Related posts

Reali po e kërkon, Mbape i kthen përgjigje klubit spanjoll

Isa.Autor

Premtimi i çmendur i Gattuso-s nëse fitohet ndaj Fiores

Sadik.Autor

E PAMUNDUR NË HOLANDË/ Mbrojtësi i Ajax bën mrekullinë e sezonit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment