Futboll Premier League Sport

KAPITEN I ARSENAL MES POLEMIKASH/ Xhaka thyen heshtjen dhe zbulon formulën

Javën e kaluar trajneri i Arsenal, Unai Emery ka konfirmuar zyrtarisht se kishte përzgjedhur futbollistin me kombësi shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka si kapitenin definitiv të skuadrës. Xhaka numëron 141 ndeshje të zhvilluara me Arsenal, që kur u transferua nga Borussia Monchengladbach në 2016 dhe shpesh herë ka qenë nën akuzë për paraqitjet e tij jo të qëndrueshme dhe me ndërhyrje të gabuara në mesfushë.

Gjithsesi, Xhaka insistoi se eksperienca e tij e gjatë si kapiten me përfaqësuesen e Zvicrës dhe te klubi i tij i mëparshëm, Monchengladbach, e bën atë zgjedhjen perfekte për atë rol. Jam shumë krenar. Më ka bërë shumë të lumtur, sepse kur erdha këtu kisha shumë eksperiencë përpara si kapiten i kombëtares së Zvicrës, por edhe i ish-ekipit tim në Gjermani”, deklaroi Xhaka.

“Kur erdha këtu kishte shumë futbollistë të mirë me personalitet të mirë dhe ky është një hap i madh për mua, të jep edhe këtu kapiten. Tani jam zyrtarisht kapiteni këtu dhe më bën krenar që mbaj këtë rol në një klub të madh, vijoi kapiteni i “Topçinjve”.

Xhaka zbuloi gjithashtu procedurën e ndjekur nga Emery për emërimin e tij si kapiten: Trajneri na kërkoi të gjithëve që të shkruanim pesë emra që dëshironim të ishin kapiten. Gjithçka ishte diskrete, pasi votuesit nuk identifikoheshin, por vetëm shkruanin pesë emrat e përzgjedhur për kapiten”.

“Në përfundim, mendoj se skuadra, futbollistët dhe natyrisht trajneri vendosën se kush mes atyre pesë duhet të ishte kapiteni. Është e rëndësishme që futbollistët e tjerë besojnë tek unë dhe e vlerësojnë se sa shumë unë punoj. Unë jam ai tip që dua t’i shpëtoj të gjithë lojtarët në varkë. Ne fitojmë bashkë, ne humbasim bashkë, fitojmë trofe të bashkuar, ose humbasim finalet bashkë, sikurse në Baku.

Related posts

Record: Perez dhe Real Madridi pranojnë oferta për Ronaldon

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Firma me Barcelonën dukej çështje orësh, PSG-ja i rrëmben lojtarin “katalanasve”…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ SKOCISË/ Shqipëria “bunker”, zbardhen dilemat e formacionit

Isa.Autor

Leave a Comment