Futboll Seria A Sport

KËRKOHEJ ME NGULM NGA MILAN/ Drejtori sportiv i “Zikaltërve” ndjek nga afër talentin e Serie A…

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Breshas dhe Fiorentinës, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Një nga lojtarët më të mirë të Breshas ditën e djeshme, ishte mesfushori italian Sandro Tonali. 19-vjeçari ndihmoi skuadrën e tij të merrte një barazim të rëndësishëm, përballë një kundërshtari të vështirë si Fiorentina.

Megjithatë ditën e djeshme në stadium ishte i pranishëm drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, i cili ndoqi nga afër pikërisht mesfushorin. Zikaltërit e pëlqejnë shumë lojtarin, dhe në merkaton e janarit mund të provojnë ta marrin në ekipin e tyre.

Kujtojmë se më parë për lojtarin ka shfaqur interes edhe Milani, por kuqezinjtë pas largimit të Leonardos nga posti drejtues, hoqën dorë nga interesimi për futbollistin, duke shikuar objektiva të  tjerë.
sandro tonali

Related posts

Nuk është Marcelo/ “Ylli” i Real Madridit pranë transferimit tek Juventusi

Isa.Autor

GJITHMONË UNIKAL/ Për darkë me të dashurën, Maradona i habit të gjithë me veshjen (FOTO)

Isa.Autor

DIÇKA NUK SHKOI SIÇ DUKET/ Gafë me sistemin e lagies së fushës, shikoni si tifozët lagen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment