Futboll Seria A Sport

NGA TË DJEGURIT TEK TË RIGJENERUARIT/ Ja efektet e kurës “Pioli” për “Kuqezinjtë”

Ndaj Leçes erdhi vetëm një barazim, por puna e Stefano Piolit me sa duket ka shërbyer për diçka. Të dielën mbrëma Milani nuk doli dot me tri pikë nga fusha, por sinjalet lënë vend për optimizëm, sidomos ato që erdhën nga lojtarë që mund (duhet) të jenë vendimtarë në ringritjen e ekipit në renditje. Pikërisht nga aspektet pozitive të para ndaj Leçes do të nisë sot puna e trajnerit në kuadër të sfidës kundër Romës, të dielën në ora 18:00.Pioli

TË RIGJENERUAR – Kristof Piontek dhe Hakan Çalhanoglu e kishin besimin e Xhampaolos, por me ish-teknikun dukeshin të humbur mes udhëzimeve dhe pozicionit në fushë. Vetëm një ndeshje nën urdhrat e Piolit dhe turku duket si një tjetër lojtar. Entuziast, pozitiv, racional dhe vendimtar në 90 minuta, a thua se i kishin hequr një peshë nga shpina. Edhe polaku u paraqit mirë kur iu kërkua kontributi. Nuk është çështja vetëm te goli, por lëvizjet në fushë ishin nga ato që nuk bënte prej kohësh, aq më tepër që shfaqi karakter duke mos u ndikuar nga zgjedhja fillestare e Piolit për ta lënë jashtë formacionit titullar. Piontekun, që nuk shënonte që prej muajit maj (ndaj Frozinones), tashmë e pret një duel me Leaon për fanellën e titullarit ndaj Romës.

XHIXHO GJITHÇKAPRITËS – Për fatin e tij të keq, por edhe të Milanit, pritja ndaj Babakarit nuk shërbeu. Sulmuesi i shënoi pas grushtimit të portierit, por megjithatë Xhixho konfirmoi se ka mësuar të ndalë edhe 11-metërsha. Pas atij ndaj Kiezës, 20-vjeçari të dielën ndali penalltinë e dytë sezonale, teksa janë 3 pritje nga 4 të fundit nëse marrim në konsideratë edhe ato të sezonit të kaluar. Nëse përjashtohet ndeshja me Torinon, Donaruma për Milanin ka qenë një garanci në këtë fillim sezoni problematik. Tashmë duket më i pjekur, jashtë dhe brenda fushës, megjithatë nëse kërkon të jetë titullar i Italisë në Europian, duhet të ruajë sa më gjatë këtë ecuri.

ARMA LEAO – Stefano Pioli në debutimin e tij si trajneri i Milanit zgjodhi t’i besonte Rafael Leaos. Portugezi e nisi shumë mirë dhe e mbyll jo fort pozitivisht provën e tij. Mbi ndërgjegjen e tij “rëndojnë” të paktën tri raste të shpërdoruara në mënyrën më të keqe. Prova e 20-vjeçarit nuk ishte e keqe, pavarësisht se për një sulmues golat janë aspekti kryesor. Numri 17 kuqezi tregoi se i njeh mirë kohët e pasimit, di të hidhet në hapësira dhe ka një lehtësi driblimi që Milanit mund t’i hyjë shumë në punë, por ndaj Leçes ka shumë gjasa të ketë humbur vendin e titullarit në dobi të Piontekut.Esultanza-Milan

TË DJEGURIT – Nëse Teo Hernandez bën kuqezinjtë të fërkojnë duart, në korsinë tjetër duart vihen në kokë. I ndrojtur, i vonuar dhe i pakujdesshëm Andrea Konti që duke mos shfrytëzuar shanset si titullar, rrezikon të përfundojë jashtë projektit kuqezi. Sikur të mos mjaftonte paraqitja negative, mbrojtësi shkaktoi edhe një 11-metërsh që në ekonominë e sfidës me Leçen i kushtoi dy pikë Milanit. Dëmtimet i kanë hequr shkëlqimin, teksa mbrojtja me katër nuk është në dobi të tij, i mësuar (i shkëlqyer) tek Atalanta si i pestë mesfushë në skemën 3-5-2. Edhe Suso po vuan këtë sezon. Spanjolli nuk ka gjetur ende golin e parë dhe nuk po rezulton kurrë vendimtar. Vonon të kthehet, nuk pason saktë e portën po e “sheh” gjithnjë e më pak. Boshllëqet e numrit 8 që vuan të gjejë veten janë një peshë të cilën aktualisht Milani nuk mund ta mbajë.

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Werder Bremen i Rashicës ia del të mbijetojë në fund

Delo.autor

Futbollisti i Barcelonës u qëllua me pesë plumba për të shpëtuar shokët (FOTO)

Q.Autor

BEFASON SPALLETTI/ Trajneri lë jashtë listës 2 SUPER mesfushorët për CHAMPIONSIN

Isa.Autor

Leave a Comment