Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KËRKOHEJ NGA KOSOVA/ Mesfushori Selahi rrëfen prapaskenat: Ndihem shqiptar dhe…

Mesfushori i Tuentes në Holandë, Lindon Selahi, ishte një nga risitë e grumbullimit të tetorit në Kombëtare, ndërsa edhe debutoi edhe zyrtarisht me fanellën e Shqipërisë me futjen në minutën e 89-të, në fitoren ndaj Moldavisë.

Lindon-Selahi

Në një prononcim për median holandeze “Tubantia”, 20-vjeçari tregon për ardhjen e gjyshit të tij në Belgjikë, ndërsa në artikull, holandezët ngrenë dyshimin se nëse futja e tij në fushë në atë minutë, ishte një gjest vlerësimi për lojtarin, apo kishte një prapaskenë për ta “djegur” dhe tashmë të jetë vetëm i Shqipërisë.

selahi

“Gjyshi im erdhi në Belgjikë, për shkak të luftës në vendin tonë. Babai im ka lindur në Belgjikë, ndërsa mamaja në Shqipëri. Unë ndihem shqiptar, edhe belg” – tregon Selahi.

Media holandeze shkruan gjithashtu se në Belgjikë po interesoheshin për të për ta marrë në Kombëtare, ndërkohë që festë kishte edhe nga Kosova. Por, pasi ishte ftuar për ekipin U-21 të Shqipërisë, ai pranoi edhe ftesën nga Edi Reja në ekipin e parë.

Related posts

Klevis Dalipi nis punën te Partizani, Çani stërvitet me ngarkesë të plotë. Probleme për Alban Hoxhën

Q.Autor

SUPERSFIDA/ Arsenal-Liverpool: Mes Xhakës dhe Shaqirit pritet të “fitojë” SPEKTAKLI

Isa.Autor

Martinez kërkon fitoren e gjashtë në Rusi: Duam ta mbyllim me një emocion pozitiv

Isa.Autor

Leave a Comment