Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NDAJ TEUTËS/ Te Partizani bëjnë analizën, fokusi i kritikave te… Kardozo

Ilir Daja, trajneri i Partizanit, dhe stafi teknik kanë analizuar me video humbjen ndaj Teutës. Gazeta mëson se fokusi më i madh ka qenë te Lukas Kardozo.

Sipas stafit teknik, sulmuesi brazilian e vonon shumë lojën në aspektin ofensiv dhe aksionet humbasin rrezikshmërinë, duke u dhënë kohë kundërshtarëve të vendosen.

Si pasojë, braziliani pritet të ulet në stol në sfidën e dytë ndaj Skënderbeut, me Dajën që do të ketë një sulm thuajse të ndryshuar 100%. Vetëm Zhunior ruan vendin e titullarit, ndërsa nga krahët, priten Mala dhe Filipoviç.

Related posts

“MAKINA E GOLAVE”/ Ylli i Manchester City “fluturon” në katin e 65-të

Isa.Autor

U shfaq me mjekër sot kundër Marokut, Cristiano Ronaldo zbulon arsyen

Sadik.Autor

“DJAJTË E KUQ” HUMBËN SHPRESAT PËR CHAMPIONS/ Neville “shpërthen”: Ekip i tmerrshëm, ja çfarë duhet të bëjnë

Delo.autor

Leave a Comment