Futboll La Liga Sport

KËRKOHET NGA MANCHESTER CITY DHE JUVENTUS/ “Los Blancos” vendos çmimin përfundimtar për “fantazistin”…

Isko me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi në merkaton e janarit, dhe me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë jashtë Spanjës.

Mesfushori ndiqet nga shumë skuadra siç janë, Siti, Totenhemi, Arsenali, Napoli dhe Juventusi, të cilët e duan në ekipet e tyre. Futbollisti nuk merret në  konsideratë nga trajneri Zidan dhe Isko na frika se mund të humbasë Euro 2020 me Spanjën, ka filluar të mendojë seriozisht largimin nga madrilenët në janar.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, madrilenët kanë vendosur çmimin përfundimtar për 27-vjeçarin. Të gjitha skuadrat e interesuara për futbollistin, duhet të paguajnë të paktën 70 milionë euro për ta marrë në ekipet e tyre respektive.isko1

Drejtuesit spanjollë kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë poshtë kësaj shume, dhe në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen, atëherë Isko do të qëndrojë te Reali, të paktën deri në fund të sezonit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Bedri Greca firmos me klubin nga Kosova…

Delo.autor

U transferua tek Pescara/ Memushaj pritet me entuziazëm nga klubi italian

Isa.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, ylli Modric ndëshkon Skocinë me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment