Futboll Sport

E BUJSHME/ Skënderbeu “MBRET” i Superligës, i madh përballë të mëdhenjve!

Skënderbeu tregoi të gjithë prepotencën e një klubi të madh duke thyer Partizanin edhe në shtëpi, 2 humbjet e vetme që Partizani ka pësuar këtë sezon ia ka shkaktuar Skënderbeu. 3 nga 4 golat që ka pësuar Partizani ia ka shënuar Skënderbeu, nëse dy të dhëna  janë të mjaftueshme për të përberë një fakt, atëherë kësaj listë i shtojmë edhe fitoren e tjera që Skënderbeu ka arritur përballë Kukësit dhe Flamurtarit, për të dalë një përfundim të qartë.

Skënderbeu bën të madhin me të mëdhenjtë pasi përballë ekipeve që pretendojnë titullit ka ditur gjithnjë të fitojë, qoftë dhe në transfertë apo në shtëpi. Falë këtyre trepikëshave, Skënderbeu kryeson me meritë Superligës pas javës së dhjetë. I vetmi problem që duhet të zgjidh për momentin Orges Shehi, nëse mund të quhet i tillë, janë sfidat me të voglat.

Të vetmen humbje që Skënderbeu ka pësuar këtë sezon e ka përballë Teutën në transefertë, dhe këtu ka gisht një ish i famshëm që e njeh shumë mirë klubin e Skënderbeut, një ish me shumë fantazi si Bledi Shkëmbi. Laçi dhe Tirana janë dy ekipet e tjera të cilat kanë ditur ti marrin pikë Skënderbeut. Gjithsesi në këtë pikë të sezonit nuk ka vend për shqetësim nga ky detaj i fundit, mbetet vetëm çështje motivimi. Skënderbeu vijon formën shumë të mirë duke udhëhequr si “mbret” në fuqi futbollin shqiptar.

Related posts

E KRYER/ Obamejang largohet nga Barcelona, sulmuesi pranë firmës me skuadrën e… (DETAJET)

F.autor

Mund të ndodhë në Serie A, titulli kampion mund të vendoset me short

Sadik.Autor

Vidal habit të gjithë, e ardhmja është kuqezi!

Sadik.Autor

Leave a Comment