Futboll Premier League Sport

KISHTE THIRRJE RRACISTE NË STADIUM/ Shikoni çfarë bëjnë lojtarët e të dyja ekipeve angleze (VIDEO)

Ditën e djeshme është zhvilluar ndeshja midis Jeovil dhe Haringej, e vlefshme për Kupën e Anglisë.

Megjithatë diçka interesante ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila u braktis nga lojtarët e të dyja ekipeve. Në minutën e 64’, skuadra vendase e Jeovilit fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërruan në gol.

Por, gjatë gjuajtjes së penalltisë, tifozët vendas nuk i kursen koret raciste ndaj portierit kundërshtar. Si pasojë e kësaj lojtarët e të dyja ekipeve u larguan nga fusha e lojës, ndonëse drejtuesit e ekipit vendas shkuan në drejtim të tifozëve për t’i qetësuar.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 64’, me lojtarët që u rikthyen në fushë shumë vonë, në shenjë solidariteti dhe për të dhënë një mesazh të qartë.

Për më shumë shikoni videon:

Related posts

PËRPLASJA/ Lionel Messi “shpërthen” ndaj autoriteteve braziliane: Nuk u mjaftuan 3 ditë për të…

F.autor

PSG-JA ËSHTË NË KRIZË FINANCIARE/ Por Neymar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Delo.autor

U mposht nga Barça, Real Madrid konsideron shkarkimin e Zidane

Delo.autor

Leave a Comment