Futboll Premier League Sport

2.7 MILIARDË EURO BORXHE/ Vetëm Chelsea dhe Liverpool “OK”, ja humbjet e klubeve që tentuan të formonin Super Ligën

Që Super Liga është një kompeticion në të cilin të ardhurat do të jenë shumë, por shumë të mëdha (3.5 miliardë euro në vit), ku vetëm pjesëmarrja do të garantonte 350 milionë euro për secilën prej skuadrave, kjo është diçka që tashmë është folur, konfirmuar dhe mbi të gjitha është arsyeja pse u kërkua që këto 12 klube elitare të formonin këtë kompeticion të tillë, duke dalë nga turnetë e UEFA-s.

Dje, për t’i dhënë një pamje më të qartë arsyes së hedhjes së kësaj bombe, uebsajti “Kpmg Football Benchmark” ka vendosur të thellohet duke studiuar bilancet e 12 klubeve të Superligës, të zbardhura në 30 qershor 2020, nga të cilat ka rezultuar se borxhi në total që këto skuadra kanë është shifra monstruoze e 2.7 miliardë eurove.

Nga investigimi në fjalë vetëm Çelsi ka shpalosur një bilanc pozitiv në fund të sezonit të kaluar (19.3 milionë euro fitime), ndërsa Liverpuli është në kuotën zero (as fitime dhe as humbje). Ndërkohë, renditja e 10 klubeve të tjera nis me tri shifra, duke përjashtuar Arsenalin (-76.8 milionë) dhe Mançester Sitin (51.9 milionë humbje):

Milani është skuadra që kundrejt pjesës tjetër ka humbjet më të vogla, 103.9 milionë, ndërsa lista nis të rritet me Atletikon (111.1), Realin e Madridit (170), Barcelonën (317.6) dhe Interin 322.7 milionë euro.

Në podiumin e skuadrave me më shumë humbje, në shkallën e fundit qëndron Juventusi me 390 (por që në bilancin e fundit ka rezultuar 358 milionë euro humbje, duke saktësuar shifrën e dalë), Mançester Junajtid është i dyti me 524.4 milionë dhe “kampioni negativ” është Totenhemi me 685.5 milionë euro.

Dhe duke parë shifrat e borxheve, por mbi të gjitha ato që të sjell Super Liga, kuptohet thjesht arsyeja pse këto skuadra i janë bashkuar turneut të ri që është ideuar, pasi që në sezonin e parë disa do të zëronin borxhet, por akoma më shumë, mjaft shpejt do të mbushnin siç duhet arkat e tyre, duke u shndërruar në superfuqi të Europës.

BORXHET E EKIPEVE QË TENTUAN TË KRIJONIN SUPER LIGËN:

1. TOTENHEM (ANGLI) – 685.5 milionë euro

2. MAN. JUNAJTID (ANGLI) – 524.4 milionë euro

3. JUVENTUS (ITALI) – 358 milionë euro

4. INTER (ITALI) – 322.7 milionë euro

5. BARCELONA (SPANJË) – 685.5 milionë euro

6. REAL MADRID (SPANJË) – 170 milionë euro

7. ATLETIKO MADRID (SPANJË) – 111.1 milionë euro

8. MILAN (ITALI) – 103.9 milionë euro

9. ARSENAL (ANGLI) – 76.8 milionë euro

10. MANÇESTER SITI (ANGLI) – 51.9 milionë euro

11. ÇELSI (ANGLI) +19.3 milionë euro

12. LIVERPUL (ANGLI) zero euro borxhe

Related posts

KUKËSI-TIRANA/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Elbasan Arena” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTER-SAMPDORIA/ “Zikaltërit” kërkon tjetër fitore pa Icardin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E ÇUDITSHME NË KUPËN E TURQISË/ Shikoni në çfarë terreni luajnë milionerët Robinho dhe Demba Ba (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment