Futboll Gossip Sport

U DUK SIKUR PRISHI NJË SHOQËRI TË MADHE/ Lopez merr vendimin, Fal Icardin për tradhëtinë me Wanda Naran

Shpatat ulen dhe marrëdhënie shoqërore mbizotëron mbi çdo gjë. Këtë ka vendosur të bëj sulmuesi i Crotones, Maxi Lopez, i cili ka vendosur të fal ish-shokun e tij te Sampdoria, Mauro Icardin.

Tradhëtia e bashkëshortes së tij, Wanda Nara me shokun e tij më të ngushtë, Icardin u duk se prishi një shoqëri të madhe mes tyre, por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Është vetë sulmuesi 35 vjeçar që e ka pohuar një gjë të tillë.

“Zgjodha të isha i lumtur dhe bëra një zgjedhje jetësore. Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq. Marrëdhënia ime me të dështoi, por ishte pikërisht ajo që më bëri baba. Ishte thjeshtë një situatë. Gjërat vazhdojnë dhe unë zgjodha të jetoj kështu, me energji dhe i fokusuar tek jeta.

“Unë mendoj se zgjodha opsionin më të mirë. Të gjithë kanë probleme dhe komplikime, por jeta juaj zhvillohet bazuar në mënyrën se si i përballoni ato. Unë kam falur Icardi dhe nuk kam probleme me të.

Objektivi im në jetë, përveç futbollit, në një kuptim njerëzor, është përpjekja për t’i dhënë  lumturi fëmijëve të mi. Objektivi i vetëm që kam është ai. Pjesa tjetër tashmë ka kaluar për mua. Është një faqe që është mbyllur tashmë dhe për mua nis një kapitull i ri,” tregon Lopez për “Club 947”.

Nga bashkëjetesa me Nara, 35-vjeçari dhe sulmuesi aktual i Paris Saint Germain kanë pesë fëmijë, tre prej të cilëve me “bomberin” e Interit.

Ajo i dha fund lidhjes 5 vjeçare me Lopez në vitin 2013, për të rinisur një histori të re dashurie me Icardin, partneri dhe njëkohësisht lojtari nën menaxhimin e saj edhe aktualisht.

Related posts

E PAZAKONTË/ Qeni i prish stërvitjen ekipit anglez, u shurros piketat dhe ikën (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Gati shkëmbimi i bujshëm Juventus-Manchester United për yjet…

Delo.autor

E ARDHMJA E MOURINHOS E PAQARTË/ Fabio Capello: Ai nuk i pranon kurrë gabimet, mund të rikthehet tek…

Delo.autor

Leave a Comment