Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Trajneri Sinani: Ja pikat e forta të Shqipërisë

Kombëtarja e femrave do të përballet me Portugalinë në Elbasan Arena dhe ndaj Finlandës në transfertë, në sfidat e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Trajneri shkodran Vioresin Sinani, doli sot në një konferencë për shtyp ku foli për këto përballje, te bëri me dije që vajza kuqezi mund të marrin maksimumin vetëm nëse vendosin shpirtin në fushë, pasi skuadrat kundërshtare janë tepër cilësore.

“Jemi grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës kundër Portugalisë dhe Finlandës të cilat janë dy skuadra të forta, që janë elitare në futbollin e femrave. Por kemi nisur stërvitjen prej dy ditësh dhe po bëjmë besoj një punë të mirë, t’i përgjigjemi ndeshjes së parë ndaj Portugalisë me më të mirën tonë dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë, pse jo të mos mendojmë edhe për një rezultat pozitiv. Normalisht këto janë skuadra të forta, dhe jemi në një grup të fortë. Por, jam i bindur se bashkë me vajzat do të bëjmë maksimumin në këto dy ndeshje.

Pikat e forta të Shqipërisë?  Këto ekipe që kemi përballë janë të forta dhe kanë diferenca, por ajo që vlerësoj si pikë të fortë te skuadra që drejtoj është kolektiviteti. Besoj që jemi një grup mjaft i mirë, i gërshetuar edhe me vajza që luajnë në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë Shqipërie.

Janë një grup vajzash që shkojnë mirë dhe stërviten me dëshirë, që luftojnë të gjitha në grup. Jam i bindur që  me kolektivitet, me dashamirësi dhe më përkushtrim maksimal është e vetmja armë që mund t’i përgjigjemi atyre ekipeve. Nuk kemi kualitetin e tyre por vetëm me shpirt gare dhe luftë sportive mund t’ia dalim. Jam i bindur që do dalim mirë.

Janë grumbulluar futbollistet më të mirat apo ka mungesa? Është elementi më i mirë i mundshëm, gjithmonë ka vend për prurje të reja. Por, te vajzat është më e kufizuar, besoj janë më të mirat e mundshme.

Hyrja falas në stadium?  I bëj thirrje Elbasanit dhe Shqipërisë të na mbështesin vajzat sepse ato  kanë nevojë shumë për përkrahjen e tyre.

Arma e Shqipërisë – Një ekip që loz mirë me topin por duhet të vejmë shpirtin në fushë. Është e vetmja armë që e kemi më të fortë se të gjitha është lufta sportive, këto vajza japin maksimumin dhe jam i bindur se dalim mirë.

Strategjia? Me këto ekipe të forta nuk shkojmë në aventurë. Të mbrohemi mirë, të kemi një mesfushë me shumë forca dhe të kundërsulmojmë, pasi janë ekipe të forta dhe me kundërsulm mund t’i dëmtojmë. Do të kemi një vendosje të mirë në fushë. Jam i bindur që do të bëjmë mirë.

Related posts

Pas golit në derbin me Interin, vlera e Cutrones arrin shifrën e çmendur

Q.Autor

Publikohet lista prej 100 futbollistëve që do konkurrojnë për çmimin ‘Djali i Artë’

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment