Futboll Seria A Sport

Kualifikimi në Champions League, Moratti: Shpirti i Inter-it u ringjall!

Inter ka siguruar një biletë për në UEFA Champions League pas 7 vitesh mungesë, një kualifikim që nuk është lënë pa përgëzuar nga ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti,

73 vjeçari ka përshëndetur skuadrën e Interit, duke lavdëruar trajnerin Luciano Spalletti dhe lojtarët e tij për këtë sukses.

“Ishte një fitore e madhe, e cila i dha kënaqësi të madhe në fund. Ishte gjithashtu një ndeshje e mirë sa i përket emocioneve. Shlyhen vuajtjet tona gjatë gjithë sezonit.

Kush meriton përgëzime? Në këto raste, të gjithë. Lojtarët luajtën me zemër. Ata ringjallën shpirtin e Interit.

“Spalletti ka përgatitur ndeshjen e duhur në kohën e duhur dhe siguroi se sezoni i tij i parë të shkoi mirë. Ai na ka dhënë një ide për të ardhmen dhe i lejoi lojtarët të luajnë pa presion.

Merkato?  Për momentin, le të gëzojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Sa për merkaton, klubi do ta mendojë atë ditë pas dite. Ata do të kërkojnë lojtarë të cilët do të përmirësojnë një skuadër tashmë të mirë. Rezultati është gjëja më e bukur. Tani është një angazhim dhe do të trajtohet seriozisht dhe me karakter të madh nga ekipi “.-tha Moratti në prononcimin e tij për mediat italiane.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË CHAMPIONS/ Neuer: Morëm një rezultat i mirë, por mëkat që…

Delo.autor

Barcelona hedh sytë në ANGLI për të riparuar krahun e majtë të mbrojtjes

Isa.Autor

ZIDANE KËRKON KONTROLL ABSOLUT TË EKIPIT/ Zbulohet i larguari i parë nga Real Madridi, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment