Futboll Kategoria Superiore Sport

LËVIZIN “UJRAT” TEK TIRANA/ Mema mendon revolucion në ekip, ja skema ndaj Laçit

Barazimi me Flamur tarin ka shkundur gjithë ambientin bardheblu. Trajneri Ardian Mema është duke menduar një formacion të revolucionalizuar për sfidën me Laçin.

Do të jenë disa lojtarë që do të mungojnë në këtë sfidë, shumica e titullarëve, gjithmonë nëse Mema vazhdon sipas asaj që ka treguar këto ditë në stërvitje. Në portë, për shkak të dëmtimit të Ilion Likës do të luajë Edvan Bakaj. Rikthim në mbrojtje për Albi Dokën në vend të Vangjelit, i kritikuar shumë tri takimet e fundit. Në krahun e majtë mbetet për t’u zbuluar nëse do të luajë Hoxhallari apo do të jetë i riu Marsel Ismajlgeci. Mesfusha është pa ndryshime, por me kapitenin Karabeci që kërkon një fanellë.

Nga krahët, e reja mund të jetë aktivizimi i Halilit në vend të Kalesë ose e Muçit. Hasani me dy golat e shënuar e ka vendin të sigurt në ekip, ndërsa në sulm mund të ketë një rokadë mes Dungës dhe Ngosë. Të gjitha këto lëvizje, për të aktivizuar një skuadër fituese, pasi disa nga titullarët ndeshjet e fundit nuk është se kanë treguar ndonjë gjë të madhe.

STËRVITJA – E djeshmja ka qenë si zakonisht një stërvitje me shumë mungesa. Për sa i përket Agustin Torasës, rezonanca magnetike nuk ka treguar ndonjë shqetësim dhe ai do ta nisë stërvitjen ditën e hënë, por nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat. Me grupin është kthyer edhe Tefik Osmani, i cili mungoi për shkak se kishte provim ditën e enjte. Dorian Kërçiku do edhe 10 ditë që të jetë gati për stërvitje me grupin. Po të hënën do të nisë përgatitjet Ilion Lika. Futbollisti ka kaluar tërheqjen në shpinë dhe është gati.

cc

PROBLEMET – Te Tirana problemi kryesor është kthimi te fitorja, që mungon prej tri javësh, çka ka sjellë një bllokim të ekipit në renditje. Problemi i dytë ka të bëjë me kartonët. Janë pesë lojtarë që rrezikojnë të pezullohen një javë, për shkak kartonësh të verdhë, sepse aktualisht janë me tre të tillë. Ata janë Batha, Ngo, Çelhaka, Halili dhe Imami. Nëse ndonjëri ndëshkohet me Laçin, humbet sfidën me Bylisin në transfertë.

Related posts

SIGUROI TITULLIN E 8 RADHAZI ME JUVENUSIN/ Allegri ‘tërbon’ tifozët: Sezonin e ardhshëm synimi kryesor do të…

Delo.autor

EREDIVISIE/ Van Persie gol dhe të kuq, Feyenordi mposht Vitessen, ndalet Alkmaar

Isa.Autor

PAS LARGIMIT TË GRIEZMANN/ Atletico gjen zëvendësuesin në Francë tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment