Futboll Sport

Oscar Ramirez: Barazimi ndaj Brazilit është shumë pak

Trajneri i Kosta Rikës Oscar Ramirez nuk ka vendosur akoma për një strategji specifike, për të ndalur yllin brazilian Neymar.

“Kemi parë se ndaj tij mund të luhet në mënyrë agresive. Por nuk duam të bëjmë aksione jashtë rregullave,” shprehet trajneri 53-vjeçar në prag të sfidës ndaj Brazilit.

Ramirez kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Brazilit, në mënyrë që të ketë mundësi të kualifikohet në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës.

Të gjithë do të ishin dakord për një barazim, por Ramirez jo, ai do të luajë për fitore.

“Nëse do të thosha se do të isha i kënaqur, do të thoshte se nuk do të besoja te fitorja. Por unë dua një fitore dhe e di se goditjet standarde janë një armë shumë e fortë.”

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndeshje në dy ditë, zbulohet axhenda e sfidave të kthimit në turin e parë

F.autor

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen e radhës, kushton 50 milionë euro

Isa.Autor

Mançester Junajtid ndërhyn në merkato, ka gati ofertë për Ronaldon

Isa.Autor

Leave a Comment