Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Tirana. Mbyllet pjesa e parë

Flamurtari dhe Tirana luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë Superiore.

Vlonjatët vijnë në këtë sfidë pas një humbje të thellë ndaj Bylisit javën e kaluar, dhe për formacionin e Sadedinit kërkohet kthesë, edhe pse gjendet në fundin e tabelës në krizë totale këtë nisje kampionati.

Nga ana tjetër, bardheblutë e Memës vijnë në një atmosferë të zymtë, pasi vetëm një javë më parë u mundën në derbi. Tirana duket se ka bërë “kokë turku” Erion Hoxhallarin, dhe ai ka mbetur jashtë kësaj sfide, ndërsa në krahun e tij aktivizohet Ismajlgeci. Edhe për Tiranën, kërkohet menjëherë fitore, për të rikthyer sado pak qetësinë në grup.

 

LIVE | Flamurtari-Tirana 1-2

GOLAT:  Ngo aut. 13′ / Hasani 4′, 38′

 

KOMENTI LIVE

45′ 1 minut shtesë.

44’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë, ndëshkohet Ansi Nika te Flamurtari për faull naj Vangjelit.

38’ GOOOOOOL TIRANA 1-2/ Shënon edhe të dytin Tirana, pas disa minutash dominim, sërish i njëjti autor Edon Hasani. Pas një goditje të Kale, grushton Moçka, dhe Hasani ulet me kokë, duke çuar topin në fundin e rrjetës.

36’ Krahu i majtë prodhon sërish rrezik tek Tirana. Kroson Kale, por pasi spastrohet zona, topi shkon te Kobima, ky i fundit godet me të majtën, por devijohet në goditje këndi.

34’ Ismajlgeci kroson nga e majta, por topi vetëm te Kale, i cili nuk e arrin me kokë.

33’ Provon me të majtën nga hyrja e zonës Kobina, por Moçka pozicional pret.

31’ Mbetet në sulm Tirana. Vangjeli nga e djathta hedh një krosim në zonë, askush nuk gjedet për ta devijuar dhe rivënie fundore.

30’ Avancon bukur nga mbrojtja Osmani, topi i del deri afër zonës, provon të nisë Ngonë në të djathtë, por marrin topin vlonjatët.

28’ Vrapi kërkon një goditje nga shumë larg portës. Gjuan, por Osmani me kokë largon topin.

26’ Kale nxjerr Kobinanë të vetëm në të djathtë, ky i fundit shmang një lojtar dhe hedh topin në mesin e zonës. Sarris largon rrezikun bardheblu.

24’ Kale avancon shpejt nga e majta, kroson, por devijohet topi në goditje këndi.

21’ Kërcënon Flamurtari. Nika futet nga e majta, dhe në hyrjen e zonës pason për Rapajn, ky i fundit godet por topi përplaset te një nga mbrojtësit bardheblu.

18’ Sërish në sulm Tirana. Ismajlgeci kroson nga një goditje dënimi, por spastrojnë lojtarët e Sadedinit.

17’ Aksion i shpejtë i Tiranës. Kobina nga e djathta futet në qendër, dhe pason për Ngonë. Anglezi fton në të majtë Ismajlgecin, por më i fortë se sa duhet topi dhe rivënie fundore për vlonjatët.

13’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Vjen menjëherë baraspesha në Vlorë. Pas një goditje këndi, Lika dhe asnjë nga lojtarët nuk e largojnë dot, dhe topi përplaset te Ngo, që e çon në portën e tij.

12’ Sukaj godet me të majtën, nga jashtë zone, por devijohet topi nga Vangjeli dhe shkon në goditje këndi.

10’ Kale kërkon të niset në mesfushë, por gjyqtari thotë se ka bërë faull në fillim ndaj Vrapit.

4’ GOOOOOL TIRANA 0-1/ Nis menjëherë me gol në Vlorë. Pas një kombinimi të bukur me Ngonë, Hasani del vetëm me Moçkën, dhe nuk fal me të djathtën e tij. Shkodrani shkon të festojë edhe me Memën.

3’ Sinjali i parë nga Tirana. Kobina kroson në zonë, Kale godet me të djathtën, por nuk koordinohet si duhet braziliani dhe nuk godet portën.

1’ Menjëherë goditje e lirë për Flamurtarit. Te topi Vrapi, kroson dhe Lika nuk e ka të vështirë të kontrollojë.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

 

FORMACIONET

FLAMURTARI: Moçka, Deliaj, Zeqaj, Sarris, Pjeshka, Nebihu, Vrapi, Ribaj, Rrapaj, Nikaj, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini.

bandicam 2019-10-05 16-35-19-012

TIRANA:  Lika, Vangjeli, Osmami, Imami, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Kale, Hasani, Kobinah, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-10-05 16-36-00-828

Gjyqtar: Blerim Ziri

Related posts

E ARDHMJA TEK STOLI I NAPOLIT? Trajneri Reja sqaron situatën: Ja si qëndron e vërteta …

Delo.autor

KUPA LIBERTADORES SJELL KAOS NË BRAZIL/ Tifozët e Flamengos përplasje të dhunshme me policinë (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një asist fantastik Angelino, Haidara ndëshkon Manchester United me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment