Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu- Luftëtari. Mbyllet pjesa e parë

Skënderbeu dhe Luftëtari luajnë mes tyre në qytetin e Korçës, sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë Superiore.

Korçarët e Ilir Dajës, vijnë pas një humbje të thellë 4-0 javën e kaluar në Shkodër, dhe tek ekipi bardhekuq pritet menjëherë kthesa, edhe pse përballë ka një ekip si Luftëtari që kërkon pikë. Daja ka bërë shumë ndryshime, edhe prej mungesave, por bie në sy qendra e mbrojtjes krejtësisht e formatuar. Kosta Vangjeli dhe Ndeki janë preferuar nga minuta e parë, teksa do të bëjnë debutimin me fanellën e Skënderbeut këtë sezon.

Nga ana tjetër, gjirokastritët e Marantës vijnë nga një barazim plot polemika me Laçin, të cilin deri në sekondat e fundit po e festonin.

Luftëtari ka disa kohë që po bën mirë, dhe kërkon që të vijojë të marrë pikët. Bie në sy lënia në stol e Realdo Filit te gjirokastritët, me Renjën, Hysenin e Vient, në mbështetje të Oshafit. Burime të gazetës, bëjnë me dije se më tepër se sa zgjedhje e trajnerit, lënia jashtë e Filit ka të bëjë me disiplinën.

LIVE| Skënderbeu-Luftëtari 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

45′ Mbyllet pjesa e parë.

36′ Kosta Vangjeli ndëshkohet me të verdhë, i pari për korçarët që merr karton.

32′ Rast i mirë për Luftëtarin me Vient, i cili brenda zonë godet, por ishte shumë i pasaktë duke e çuar topin jashtë kuadratit të Koliçit.

29′ Renja ka një shans të artë godet, por anësori çdon flamurin dhe ndalon gjithçka. Rasti më i pastër i ndeshjes edhe pse i pavlefshëm.

27′ Bregu kroson në zonë, Ndeki kërcen mbi të gjithë, godet me kokë, por mbi traun e portës së gjirokastritëve.

25′ Ndërhyrje shumë e saktë nga Vangjeli duke bllokuar një dalje të rrezikshme të Luftëtarit.

22′ Bie ritmi i ndeshjes në Korçë, skuadrat janë më të vëmendshme duke bllokuar hapësirat

12′ Muzaka bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë, lojtarët e Luftëtarit tentojnë kundërsulmin, por nuk janë të saktë.

11′ Krasniqi godet bukur dhe fortë, por topi përfundon mbi traun e portës së gjirokastritëve.

10′ Një ritëm shumë i lartë vërehet në minutat e para, por saktësia para portës nuk ka qenë e madhe nga të dy ekipet.

2′ Karton i parë i verdhë i ndeshjes, Demo ndëshkohet pas faullit te Krasniqi.

1′ Starton sfida

FORMACIONET

SKËNDERBEU: Koliçi, Vangjeli, Meksi, Dita, Pëllumbi, Muzaka, Daja, Ndeki, Bregu, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo, Orikas, Açka, Rapo, Renja, Hyseni, Vient, Oshafi. Trajner: Jorgos Marantas.

Related posts

SITUATA NË KOMBËTARE KËRKON ZGJIDHJE/ Ja tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Rejën në stolin kuqezi

F.autor

“AI SHËNOI SHUMË GOLA”/ Luis Nani: Ky është lojtari më të mirë në botë…

Delo.autor

FITORJA NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Halili “hap thesin”. Zbulohet premio e dhënë nga Tirana për lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment