Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Parma. Rezultati 2-2

Inter do të luajë me Parmën pas pak minutash në “San Siro”, në një ndeshje ku zikaltërit do të kërkojnë vetëm fitoren.

Tre pikët bëhen obligim për zikaltërit, duke ditur që Juventusi u ndal në barazim ndaj Leçes. Tashmë ekipi i Kontes ndodhet vetëm dy pikë larg bardhezinjve, dhe një fitore sot do t’i çonte ata në vendin e parë. Megjithatë përballë nuk do të kenë një ekip të lehtë, pasi Parma ka treguar se gjithmonë ekipeve të mëdha iu krijon probleme.

Interi ka treguar një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, por për të treguar se është një skuadër ndryshe nga ajo e viteve të para duhet të fitojë këtë ndeshje ku i duhen me patjetër 3 pikët. Gjithmonë kur ziklatërve iu janë dashur pikët kanë dështuar t’i marrin, dhe Konte do të përpiqet ta ndryshojë këtë, duke marrë një fitore sot.

 

LIVE/ Inter – Parma 2-2

 

MINUTA 51/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Romelu Lukaku.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 30/ Parma kalon në avantazh me golin e shënuar nga Gervinho.

MINUTA 26/ Parma barazon shifrat me golin e shënuar nga Yann Karamoh.

MINUTA 23/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antonio Candreva

MINUTA 1/ Nis sfida

 

Formacionet zyrtare:

Interi: Handanoviç, Shkrinjar, Godin, Bastoni, Kandreva, Galiardini, Brozoviç, Barela, Biraxhi, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

Parma: Sepse, Darmian, Lakoponi, Dermaku, Xhaglio, Kuçka, Skocarela, Hernani, Karamoh, Kulusevski, Zhervinjo. Trajner: Roberto D’Aversa.

Related posts

Federata e Futbollit të Turqisë pritet të dënoj Arda Turan pas këtij veprimi (VIDEO)

Sadik.Autor

Liverpool duhet të paguajë 90 milionë euro te Roma për shërbimet e brazilianit…

Sadik.Autor

ZVOGËLOHET ”ARENA KOMBËTARE”/ Inaugurimi përballë kampionëve të botës, ja kriteri i vetëm që mungon

Delo.autor

Leave a Comment