Futboll Gossip Sport

KARMA? Historia e tradhtisë, që ka shokuar botën e futbollit (dhe që përsëritet)

Mauro Icardi ka qenë një sulmues gjithmonë në qendër të mediave jo vetëm për golat e shënuar, por sidomos për jetën e vet jashtë fushës së blertë.

Gjithçka nisi kur ai i mori nusen shokut të vet të ngushtë Maxi Lopez, i cili i kishte hapur derën e shtëpisë.

Jo vetëm kaq, por ai u martua me të dhe ka bërë edhe fëmijë më Wanda-n.

Historia e tij shokoi botën e futbollit dhe e ndau atë, teksa shumë njerëz të kësaj fushe, duke nisur nga legjenda Maradona, e dënuan ashpër gjestin e Icardit, si të shëmtuar.

Tradhtia i kushtoi shtrenjtë Icardit,  pasi për këtë arsye, me veto të Lionel Messit, ai nuk grumbullohet në Kombëtaren argjentinase.

Por kur dukej se e gjithë kjo histori ishte harruar, duke qenë se Mauro ka vite i martuar me Wanda-n dhe kanë edhe fëmijë bashkë, vjen sërish një bombë.

Icardi ka tradhtuar sërish.

Këtë radhë viktima nuk është Maxi Lopez, por ajo që e tradhtoi këtë të fundit me shokun e vet të ngushtë: Wanda Nara.

Sipas mediave rozë, Icardi e ka tradhtuar atë me modelen China Suarez.

Ëanda është tërbuar nga kjo tradhti dhe ka vendosur ta bëjë atë publike, me disa postime në rrjetet sociale.

Por shumë komentues janë tallur me të, duke i kujtuar historinë e famshme, se si ajo dhe Icardi tradhtuan Maxi Lopez.

Dhe meqë ra fjala, ky i fundit duket se duhet të jetë i vetmi person që po e shijon këtë histori të re.

Pas postimit në Instagram të bashkëshortes së tij, që e akuzon për tradhti, Mauro Icardi i ka kërkuar trajnerit Pochettino të mos marrë pjesë në seancën stërvitore të PSG-së, pasi nuk ka qenë i përqendruar.

Mediat zbulojnë se Wanda Nara është larguar nga Parisi bashkë me fëmijët, teksa në një postim në Instagram shkroi: Një tjetër familje e shkatërruar për shkak të një ku***

Wanda ka fshirë fotot e saj me Icardin në rrjetet sociale dhe tashëm nuk ndjek më sulmuesin argjentinas në Instagram, por largimi i saj nga Parisi në mënyrë të menjëhershme, duket se ka shokuar jo pak futbollistin argjentinas. /TemA

Related posts

KURORËZON SHOKUN E TIJ TË EKIPIT DE LIGT/ Chiellini: Vetëm 20 vjeç por duket sikur ka mendjen e një 30-vjeçari…

Delo.autor

32 MINUTA NË PRITJE/ Ndriçimi nuk e pengon Tiranën e Teutën, ndeshje në dritën e … hënës (FOTO)

Delo.autor

ZBULON ARSYEN QË E BINDI TË ZGJEDHË PSG-NË/ Messi: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment