Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Rezultati 2-0

Pas shtatë fitoreve radhazi, ekipi kombëtar i Italisë synon ta gjejë të tetën sonte në ndeshjen kundër Greqisë, e cila nuk ka siguruar fitore që gjashtë ndeshje.

Ekipi kombëtar i Italisë e pret Greqinë në stadiumin “Olimpico” sot në orën 20:45, në kuadër të javës së shtatë të Grupit J të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Italia është lidere bindëse e këtij grupi, me 18 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa ndiqet nga pas nga Finlanda, me 12 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në anën tjetër, Greqia i ka pesë pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para – një fitore, dy barazime, tri humbje.

 

 

LIVE/ Itali – Greqi 2-0

 

MINUTA 79/ Italia dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Federico Bernardeschi.

MINUTA 64/ Italia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Jorginho me 11-metërsh.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

NUK ËSHTË NË PLANET ALLEGRIT/ Juventus vendos ta nxjerrë në shitje dhe fikson çmimin, gati të përfitojë klubi…

Delo.autor

Batha e Fejzullahi në udhëkryq, Partizani nuk po u ofron rinovimin

Sadik.Autor

Lopetegui: Real Madridi është më i madh se Ronaldo, tani na prin Gareth Bale

Isa.Autor

Leave a Comment