Futboll Sport

Dueli në distancë për Këpuca e Artë, Sowe “përshëndet” Gurin

Këpuca e Artë duket se ka zgjidhur më në fund dilemat pavarësisht se ka edhe një javë deri në përfundim. Ali Sowe ka fituar për momentin duelin në distancë me Sindrit Gurin, edhe pse në përballjet Skënderbeu-Kukësi të këtij edicioni dy goleadorët kanë realizuar nga 2 herë në portat kundërshtare. Javën e parafundit Sowe thelloi avantazhin me shkodranin, i cili erdhi pas firmës me Ostenden në kampionatin belg.

Ndaj Vllaznisë në Loro Boriçi numri 9 i nënkampionëve nuk u aktivizua madje pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe ndaj Flamurtarit javën e fundit. 24-vjeçari i Kukësit për momentin mendon vetëm për aventurën e re, por mbi të gjitha edhe për grumbullimin me kombëtaren në prag të dy miqësoreve me Kosovën dhe Ukrainën. Një situatë të tillë po e shfrytëzon më së miri sulmuesi nga Gambia për të cilin sezoni nuk është mbyllur ende. Skënderbeu ka një finale për të luajtur, atë të Kupës ndaj Laçit në Elbasan Arena.

Për këtë arsye trajneri Ilir Daja kërkon të mbajë në tonus sulmuesin kryesor pasi objektivi i klubit është të fitojë edhe trofeun e dytë në vend. Situata midis dy klubeve reflekton edhe tek lojtarët, me Gurin që llogaritë me kampionatin duket se i ka mbyllur ndërkohë që Sowe duhet të ruajë formën për finalen e Kupës së 27 majit.

Related posts

Messi rritet në përgjegjësi, ja çfarë e ka graduar Barcelona

Sadik.Autor

Simeone grumbullon ndaj Deportivos mesfushorin shqiptar Keidi Baren

Sadik.Autor

SHËNOI REKORD ME POKER NË EURO 2020/ Ronaldo jep këtë përgjigje kur pyetet nëse do ta fitojë “Topin e Artë’”

Delo.autor

Leave a Comment