Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Vllaznia. Rezultati 1-2

Kukësi dhe Vllaznia luajnë mes tyre sfidën e fundit të javës së shtatë në Kategorinë Superiore.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, kuksianët presin ekipin e Jonuz, teksa vetëm një javë më parë u mundën nga Teuta, dhe ekipi i Duros kërkon të rikthehet menjëherë te fitorja.Nga ana tjetër, shkodranët janë vetëm 1 pikë larg verilindorëve, dhe fitorja javën e kaluar ndaj Skënderbeut me goleadë, ka ngritur moralin në kampin kuqeblu.

Kujtojmë që përballja e fundit me këtyre 2 skuadrave daton më 18 maj të vitit 2018, ku shkodranët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

 

LIVE | Kukësi-Vllaznia 1-2

GOLAT:  Shkurtaj 54′ / Hygor 8′, Lika 79′

 

KOMENTI LIVE: 

90′ 5 minuta shtesë.

87’ Top i gjatë në zonën e Vllaznisë, rrëzohet Abazaj, dhe kuksianët duan penallti. Por, kryesori Kola jep faull në sulm, për prekje me dorë të Abazajt.

84’ Lika kërkon të nisë sërish Vllazninë, por Teqja e mbyll dhe rivënie anësore. Sërish para shkodranët.

83’ Ndërrimi i tretë për vllazninë. Ristevski në fushë, largohet Gligorov.

81’ Kryen një tjetër ndërrim Kukësi. Kotobelli i lë vendin Dakut.

79’ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-2/ Nisje e bukur nga e djathta e Gligorov, dhe ky i fundit lë për kapitenin Lika. Shkodrani nuk e ka të vështirë të çojë topin në fundin e rrjetës.

78’ Shkurtaj provon me kokë teksa gjendet në hyrjen e zonës, por jashtë kuadratit të Sherrit.

78’ Godfrei kërkon të nisë Likën, por Obanor e mbyll kapitenin shkodran.

72’ Lëviz Duro dhe kryen ndërrimin e parë. Futet Ethemi, në vendin e Rrocës.

67’ Sërish rast për verilindorët. Rroca hedh një top në shtyllën e dytë zgjatet Shkurtaj, por nuk e arrin dot.

66’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Musollit, ndëshkohet me karton të verdhë Ramadani te shkodranët.

65’ Menjëherë sulm në krahun tjetër. Shkurtaj nis Abazajn, ky i fundit lë për Rrocën, dhe mesfushori e con topin mbi kuadrat.

65’ Nisje e shpejtë e Vllaznisë, Godfrei kroson nga e majta, por Xhika del dhe kontrollon.

64’ Jonuz kryen edhe ndërrimin e dytë. Largohet nga fusha autori i golit, Hygor, dhe futet Godfrei.

58’ Limaj provon me një goditje nga shumë larg drejt portës së Sherrit, shkodrani me majat e gishtave largon në goditje këndi.

57’ Zëvendësimi i parë i takimit. Arsid Kruja futet në fushë, del Shtubina.

54’ GOOOOOOL KUKËSI 1-1/ Barazohen shifrat në Elbasan, shënon Vasil Shkurtaj. Abazaj del i vetëm në të djathtë, dhe pason për Shkurtajn, ky i fundit e ka të lehtë të tundë rrjetën.

50’ Rrezikon Malota nga goditja e këndit. Pas harkimit, mbrojtësi me kokë godet, por jashtë kuadratit.

49’ Zbritje e shpejtë e shkodranëve me Likën, ky pason te Hygor, por pasimi i braziliani dërgohet në goditje këndi nga Teqja.

46′ Nis pjesa e dytë. Asnjë ndryshim te të dy skuadrat.

Related posts

NDRYSHIME TEK BARCELONA/ Ja emri i yllit të parë që do të largohet në fund të sezonit nga “Camp Nou”…

Delo.autor

RONALDO FENOMENI LIDHUR ME NDESHJEN E LEGJENDAVE TË REAL/ “Ishte ndeshje plot ndjenja”

Isa.Autor

FITOI SUPERKUPËN/ TUCHEL se mban veten, festë e ÇMENDUR në sallën e konferencave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment