Futboll Sport

SHIFRA TË ÇMENDURA/ 241,5 milionë euro për 7 blerje, por Chelsea është një zhgënjim total

Chelsea është mbretëresha e madhe e kësaj merkatoje dimri. Pronari i ri i klubit, Todd Boehly, nuk është kursyer aspak për të përforcuar ekipin, 7 blerje për Potter.

Transferimi më e shtrenjtë ka qenë Mykhaylo Mudryk, lojtar për të cilin paguan 100 milionë euro, plus bonuse. Lista e shpenzimeve vijon me Madiashile 40 milionë, Andrey Santos 12,5, David Dantro Fofana 12, Felix 12 për huazimin, Noni Madueke 35 milionë euro. Në total, Chelsea ka shpenzuar deri më tani 211,5 milionë euro, por nuk përfundon këtu pasi kanë planifikuar të blejnë edhe Malo Gusto nga Lion për 30 milionë euro, me shumë mundësi kosto në total do të shkojë në 241,5 milionë euro.

Chelsea
Kësaj liste i shtohen edhe shpenzimet e verës, ku blenë Wesley Fofana për 80 milionë euro, 60 Cucurella, 56 Sterling dhe 30 Koulibaly. Në total, Todd Boehly ka shpenzuar 500 milionë euro. Pyetja që shtrojnë mediat, është një dhe e vetme: Si është e mundur që nuk shkelen rregullat e Fair Play Financiar?. Nga ana tjetër, pavarësisht shpenzimeve të çmendura, Chelsea po has shumë vështirësi për tu rikthyer në lojë, për momentin ndodhen në vendin e 10-të në Premier League.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK KOMBËTARJA -U-17/ Trajneri Bulku: Tek Shqipëria e Rejës do të jem…

Delo.autor

E PAPRITUR/ U eliminua nga Kupa, futbollisti i Shqipërisë godet me grusht në kokë kundërshtarin pas ndeshjes

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbappe ka dyshime, PSG gjen zëvendësuesin në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment