Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Liverpool. Nis pjesa e dytë

Manchester United dhe Liverpool do t’i matin forcat në “Old Trafford” nga ora 17:30, sfidë e vlefshme për javën e nëntë në Premierligë.

Martial nuk ia ka dal që të jetë titullar, ai e nis sfidën nga stoli, derisa De Gea është rikuperuar pas shqetësimeve që pati ditë më parë me Spanjën.

Pogba, Matic, Shaw, janë disa prej mungesave të shumta që po vuan Unitedi.

Kurse për Liverpoolin është kthyer Alisson, mungojnë Shaqiri dhe Salah.

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Manchester United dhe Liverpool.

“Djajtë e Kuq” vijnë në këtë ndeshje pas një starti shumë të dobët të sezonit, vetëm nëntë pikë në tetë takime, derisa Liverpooli kërkon fitoren e nëntë në po kaq ndeshje në Premierligë.

Man United aktualisht gjendet në pozitën e 14-të, kurse Liverpooli në pozitën e parë me 5 pikë më shumë se Manchester City.

 

 

LIVE/ Mancheter United – Liverpool 1-0

 

 

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 37/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

MEDIAT ITALIANE FAJËSOJNË SARRIN/ Muriqi me mendjen tek Mallorca: I lumtur për golin, por…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ceferin: Ju tregoj 3 presidentët që janë përpjekur të vrasin futbollin

Delo.autor

BËRI SHQIPONJËN NË BEOGRAD/ Izmir Ismajlaj RRËFEN: E nisa karrierën si futbollist, por trajneri… (EKSKLUZIVE)

Isa.Autor

Leave a Comment