Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Norvegji-Spanjë, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Ekipi kombëtar i Spanjës synon ta vazhdojnë ecurinë mbresëlënëse prej tetë fitoreve radhazi në ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila s’di për humbje që pesë ndeshje.

Sonte në orën 20:45, Norvegjia e pret Spanjën në stadiumin Ullevaal, në kuadër të javës së shtatë të Grupit F të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Spanja është lidere bindëse e këtij grupi, me 18 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa ndiqet nga pas nga Rumania, me 13 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në anën tjetër, Norvegjia i ka nëntë pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para. Pasi e nisën me humbje rrugëtimin drejt EURO 2020, norvegjezët i kanë shënuar dy fitore dhe tri barazime.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave përfaqësuese:

 

 

LIVE/ Norvegji – Spanjë 0-1

 

MINUTA 47/ Spanja kalon në avantazh me golin e shënuar nga Saul.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

STATISTIKAT/ Chievo – Juventus, lojtari më i mirë dhe dështimi i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mësohet çifti i dytë. Liverpul përballet me…

F.autor

YLLI ITALIAN MAGJEPS TRAJNERIN E PSG-SË/ Pochettino-n: Nuk është një surprizë, ka një potencial të madh

Delo.autor

Leave a Comment