Futboll Seria A Sport

LUKAKU-LAUTARO SHKËLQEJNË TEK INTER/ Ja si lindi dyshja që urren jetën e natës

Milano në mbrëmje është gjithmonë e bukur dhe joshëse për VIP-at dhe thuajse të gjithë futbollistët. Por jo të gjithë e kanë qejf dhe e duan argëtimin e shfrenuar apo thjesht të kalojnë orë të tëra duke ndenjur kot mes njerëzve dhe zhurmave. Është çështje karakteri, përtej profesionalitetit.

Romelu Lukaku i ka të gjitha elementet për të shijuar pak qytetin e tij të ri: idhull i tifozërisë së Interit, i ri, i pasionuar pas muzikës, sidomos asaj rap. Por bota e tij është e mbyllur. Fillimisht shtëpi (është duke kërkuar apartament për të lëvizur në qendër të qytetit, por ende nuk ka gjetur të duhurin).

Përveç shtëpisë frekuenton edhe një restorant të besuar në “Duomo”, pa harruar kohën që duhet të kalojë në qendrën stërvitore të Interit “Appiano Gentile”. Sigurisht që nuk mund të mungojnë daljet e tij dhe shëtitjet e befta për ndonjë “shopping” të shpejtë, ashtu siç ishte dalja e tij e parë në qytetin e Milanos në verë. Edhe ajo ishte krejtësisht një dalje intime.

Lautaro Martinez është në një farë mënyre i ngjashëm me Lukakun, edhe pse e dashura e tij e apasionuar pas modës e “detyron” që të dalin pak më shpesh në qendër të qytetit për të parë trendin e fundit të modës. E gjitha kjo bëhet në kohën e lirë. Pastaj, ashtu si gjithë argjentinasit e tjerë, i pëlqen që të konsumojë mish dhe restoranti i tij i preferuar është në zonën qendrore të qytetit, aty ku do të transferohet shumë shpejt Lukaku. Lautaron mund ta gjesh më lehtësisht në rrugët e Milanos kur bën shëtitje me qenin e tij Leon.

SHTËPI, FUSHË DHE RRJETE SOCIALE – Në fushën e lojës ka lindur Lula. Nga ndeshja në ndeshje rritet bashkëpunimi mes tyre dhe historia thotë se kur e nisin ndeshjen si titullarë, njëri prej tyre është e sigurt që shënon gol. Pastaj ka edhe nga ato ndeshje si ajo ndaj Sasuolos kur shënojnë të dy dopietë, nga një gol dhe një penallti.

Për më tepër, kur kjo penallti vjen si një pakt mes dy lojtarëve për të goditur një herë njëri dhe një herë tjetri. Më mirë për Interin dhe për Antonio Konten. Të dy flasin në spanjisht, sepse për Lautaron është gjuha e nënës dhe për Lukakun thjesht formalitet. Belgu flet gjashtë gjuhë dhe që në momentin kur zbarkoi në Milano ka mësuar edhe italishten.

lautaro lukaku

Një mënyrë e mirë për të folur në fushën e lojës dhe për të kuptuar indikacionet e trajnerit. Detaje, të cilat përmirësojnë më shumë një profesionist. Lukaku jeton me nënën e tij Adolfin dhe të birin Romeo. Me këtë të fundit kalon shumë kohë duke luajtur. Kur zbarkoi në verë në “Malpensa”, Lukaku kishte në dorë vetëm një valixhe të vogël, por pastaj mbushi një makinë të tërë që shoqëria zikaltër i kishte vënë në dispozicion për ta transferuar.

Mes tyre u vunë re edhe disa leva “Play Station”. Gjëra të rëndësishme për një aventurë të re. Shpeshherë pas ndeshjeve i pëlqen të darkojë me miqtë në qendër të qytetit, në një dhomë private. Është një tip shumë i rezervuar Romelu, i cili ndan me ndjekësit në rrjetet sociale momentet e bukura, ku ka mbi 5 milionë ndjekës.

inter

Edhe Lukaku është një tip që i pëlqejnë rrjetet sociale. Sapo ka arritur 2 milionë ndjekës dhe profili i tij është i mbushur me postime nga Interi dhe Argjentina. Sigurisht që gjen aty edhe bionden bukuroshe Agustina, modele argjentinase shumë e njohur. Me të në krah hedh hapat e sigurt, kudo që shkon. Për kënaqësinë e Interit.

GOLAT- RL9 dhe LM10 lindën si dyshe pas ndeshjes ndaj Sasuolos. Mjaftoi postimi i Lukakut për t’i bërë me krahë tifozët e Interit, të cilët duan të shohin sërish gola nga dy sulmuesit. Lukaku dhe Lautaro deri tani kanë shënuar 10 gola në total, 9 prej tyre në Serinë A. Numra që bëhen të rëndësishëm në një moment delikat të sezonit dhe prova e vërtetë e tyre është ditën e sotme kundër Dortmundit.

Related posts

“ÇMENDURI” NË MERKATO/ Manchester City gati 100 milionë euro për futbollistin e Atletico Madrid…

Delo.autor

Biondja sexy Trista Mikail dhe pasioni për snowboarding

Sadik.Autor

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Sadik.Autor

Leave a Comment